Goditet autokolona e kreut të ISIS, çfarë ndodhi me Abu Bakr al-Baghdadin?

Saimir Lleshi

Forcat ajrore të shtetit të Irakut kanë goditur një autokolonë ku ndodhej lideri i të ashtuquajturit Shteti Islamik, Ebu Bekr el-Baghdadi, thuhet në një deklaratë ushtarake.

Megjithatë, mbetet ende i panjohur fakti se çfarë ka ndodhur me të vërtetë me këtë lider.

Sulmi thuhet të ketë ndodhur në provincën perëndimore Anbar, në afërsi të kufirit me Sirinë.

Ka pasur raporte se më parë lideri IS-s është vrarë apo plagosur rëndë nga sulmet, por nuk është konfirmuar asgjë më pas.

Forca ajrore e Irakut ka “bombarduar konvojin e terroristit Abu Bakr al-Baghdadi, ndërsa ai ishte drejtuar për në Karabak për të marrë pjesë në një takim”.

“Vendi i takimit ishte bombarduar gjithashtu dhe shumë prej liderëve të grupit u vranë dhe u plagosën”, thuhet më tej në komunikatë citojnë mediat ndërkombëtare. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *