Ministria e Brendshme bëri të ditur situatën më të fundit nga përmbytjet në vend, duke theksuar se qarqet më të prekura janë Vlora dhe Fieri.
Ministria thekson se janë evakuuar disa familje në këto dy zona, duke mos saktësuar numrin e tyre.
Sipas deklaratës, thuhet se janë marrë masa për zhbllokimin e akseve rrugore ku ka shembje dherash si në Elbasan, Vlorë apo Korçë.
Situata sipas qarqeve:
Qarku Vlorë. Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut, një shtetas ka humbur jetën duke u mbytur si pasojë e vërshimit të përrenjve në Rradhimë të Vlorës. Shtetasi Luan Qarri, 50 vjeç, po udhëtonte me makinë në momentin e vërshimit të ujit të cilat përmbysën mjetin.
Po si rezultat i reshjeve të rëna janë me prezencë uji dhe të përmbytura lagja “24 Maji” dhe “15 Tetori” për këtë arsye janë evakuuar 8 familje me 25 persona. Po punohet për rivendosjen e energjisë elektrike, në zonën e Novoselës.
Qarku Elbasan. Si pasojë e reshje të rëna në këtë qark gjatë të ditës së djeshme dhe në vazhdim, ka pasur një devijim të rrugës aktuale të Aksit rrugor Elbasan-Gramsh, në aksin e vjetër Elbasan-Tregan-Gramsh. Për pasojë pati bllokim të qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë së qarkullimit rrugor, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Qendrore të Autoritetit Rrugor Shqiptar, drejtues të Bashkisë Gramsh, të cilët morën masat përkatëse. U kontaktua me firmat private që dërguan menjëherë 4 mjete, të cilat po punojnë intensivisht për hapjen plotësisht të rrugëve, duke normalizuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.
Qarku Korçë. Në këtë qark gjatë ditës së sotme, si rezultat i reshjeve të shumta, lumi Vërdovë doli nga shtrati dhe ujërat e tij vërshuan drejt banesave dhe rrugëve të fshatit Vërdovë dhe Buçimas, si dhe të qytetit Pogradec. Për pasojë është shembur një banesë në Vërdovë.
Menjëherë u angazhuan forcat dhe mjetet e Bashkisë Pogradec, PMNZSH-së Pogradec, Bordit të Kullimit Pogradec, Komisariatit të Policisë Pogradec, për normalizimin e situatës së krijuar.
Në aksin nacional Ersekë-Korçë ka pasur bllokime të rrugës nga inertet po punohet për hapjen e normalizimin e situatës. Në bashkinë Ersekë raportohet se janë mbytur një sasi e konsiderueshme e bagëtish.
Qarku Fier. Në këtë qark gjatë ditës së sotme, si rezultat i reshjeve të shumta të ditës së djeshme lumi Gjanica ka dalë nga shtrati pasi ka pasur prurje të shumta nga reshjet e rëna. Për pasojë janë përmbytur banesat, bizneset, etj., që ndodhen pranë shtratit të këtij lumi. F
orcat e Bashkisë Fier, të PMNZSH-së Fier, të policisë, etj., kanë punuar me tre motorskafe si dhe 2 automjete zjarrfikëse së bashku me të gjithë forcat duke evakuauar rreth 30 familje nga zona e përmbytur.
Qarqet me më pak probleme janë Shkodra dhe Gjirokastra. /Dita/

Njerzit duhet te ndregjeqsohen ,ne radh te pare te bejn sigurimin e shtepis nga permbytja dhe zjari.dhe te mos kerkojn nga qeveria lek se nuk u tha shteti ndertoni shtepit afer lumit apo detit
Njerezit ne radhe te pare duhet te dalin nga injoranca e nga maskaralleku i mendjes se tyre,pastaj duhet te dalin nga informaliteti i qeverise ketu e 25 vite qe i linin njerezit injorante te nderonin buze shtratit te lumenjve e ne zonat delta..bile dhe ua kane lehgalizuar ne Fier shtepite buze Gjanices. Legalizim dmth qe ata horra qe kane punuar ne keto institucione kane marre miliarda leke per kete pune, por jo per xhepin e shtetit por per xhepat e tyre. ketu nuk ne pune sigurimi i prones se qe ne momentin e pare kompania e sigurimit nuk e jep siguracionin kur e shikon qe ti je ne breg te lumit. Me keto te merret edi rama e jo me ata qe shesin banane
Mos legalizoni ndertime siper kolektoreve,kanaleve kullues,delta lumejsh,breg deti,fusha aluvionale!Shembini ato!.Po s`i shembet ju,i shemb natyra!