Partia e Parasë, sot në vend të PPSH-në

redaktor

Letër e nënshkruar

Preng Pjetri, Lezhë

 

Nëse dikush është përgjegjës, për këtë gjendje në Shqipëri, ajo është klasa politike. Për fat të keq “demokracia” në Shqipëri u vra që në embrion nga demonët e vjetër që vinin direkt nga zyra e Ramizit.

U deshën kaq vite që Katovica të shfaqej hapur. Çdo gjë tashmë vihet re lehtësisht. Djallëzitë e punuara nga aktorët tanë të politikës, duke filluar që nga bërja e ligjit 7501, tashmë i kanë dhënë frytet e tyre plotësisht. Shqipëria është në kaos dhe konflikt konstant. Reformat nisin si të tilla dhe shndërrohen në katrahurë me viktimë të vetme popullin. Sa për veten e tyre, politikanët tanë e kanë zgjidhur çdo problem. Të humburit mbesim ne populli. Duhet pranuar fakti se në Shqipëri nuk ekzistojnë më forca as të majta e as të djathta politike, ekziston vetëm Partia e Parasë se Shqipërisë, ose PPSH-ja e re , pjellë e mbetjeve të PPSH-së së vjetër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *