Konsumimi i kafesë apo pijeve që kanë në përbërjen e tyre kafeinë si p.sh. pijet energjike, coca-cola etj. e ul rrezikun e aksidenteve automobilistike me 63 për qind. Një studim i kryer me shoferë kamionësh që përshkojnë distanca të mëdha ka dalë në përfundimin se pijet me kafeinë shmangin përgjumjen e drejtuesit të mjetit, duke reduktuar dukshëm mundësitë për aksident. Studimi i universitetit të Australisë anketoi më shumë se 1000 drejtues mjetesh dhe rezultatet e botuan në revistën “British Medical Journal”.
