Ka nisur sot viti i ri akademik për mijëra studentë në universitetet publike. Janë 289 programe studimi në të gjitha universitetet, ndërsa qeveria ka miratuar 18 986 kuota.
Aktualisht, kanë aplikuar për të kryer studimet 29 168 kandidatë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, paraditen e sotme do të jetë e pranishme në aktivitetin që do të zhvillohet në sallën “Liria”, Qyteti Studenti, me rastin e çeljes së vitit të ri akademik 2015-2016.
