Bilanci i përmbytjeve në Fier, u prekën mbi 500 familje

Saimir Lleshi

Ka dalë bilanci paraprak i përmbytjeve në Qarkun e Fierit. Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturë thotë se nga përmbytjet e dy ditëve të fundit, janë dëmtuar 550 familje dhe 150 biznese.

Deri më tani janë evakuuar 30 familje, të cilat janë vendosur në dy konvikte.

Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë pritet të bëjë vlerësimin për tokat e dëmtuara nga reshjet. Nëse reshjet nuk do të vazhdojnë, situata në këtë qark do të shkojë drejt normalizimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *