VIDEO / Vlora nën ujë, banorët izolohen në shtëpi

Saimir Lleshi

Megjithëse intensiteti i reshjeve ka rënë, në Vlorë situata vazhdon të jetë e rënduar.

Qindra banorë nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre për shkak se rrugët janë nën ujë. Pamjet në video tregojnë qartë gjendjen në të cilën ndodhen rrugët e qytetit.

Niveli i lartë i ujit ka bërë që të mbyllen dyqanet në zonë, ndërsa qarkullimi bëhet vetëm me makina që i kanë gomat e larta.

Banorët thonë se e kanë të pamundur të lëvizin për shkak të pranisë së madhe të ujit në qytet. Intensiteti i reshjeve ka rënë gjatë mëngjesit të sotëm, por kjo nuk ka ndikuar që të ulet niveli i ujit në qytetin e Vlorës.

Pamje të filmuara sot

Share This Article
1 Comment
  • Ore po Kryeministrit a ia ndjen per kete situate dramatike qe po jeton qyteti i cili e nxori deputet apo e ka akoma mendjen tek suskesi i Kombetares e nuk ka kohe te merret me ca varfanjake te permbytur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *