Prokuroria kërkon 5 vite burg për Ardian Fullanin

Saimir Lleshi
Albania's central bank governor Ardian Fullani speaks during a news conference in Tirana October 7, 2008. Fullani said the supervisory board has reached the conclusion the Albanian banking system is safe, well-capitalized, profitable and liquid. REUTERS/Arben Celi (ALBANIA)

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, në lidhje me vjedhjen e 750 milionë lekëve nga Thesari i kësaj Banke.

Në seancën e sotme, Prokuroria ka dhënë pretencën e saj për dosjen në ngarkim të Fullanit, duke kërkuar dënimin me burg të tij.

Kujtojmë se Fullani ka përfituar gjykim të shkurtuar nga Gjykata, çka masa e dënimit ulet automatikisht me 1/3 nëse në vendimin përfundimtar gjykata do të pranojë ta dënojë me 5 vite burg siç kërkon organi i hetimit.

Fullani u arrestua në shtator të vitit të shkuar, ndërsa bashkë me të përfunduan në pranga edhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të Bankës së Shqipërisë. Autori kryesor i vjedhjes së shumës së parave është Ardian Bitraj, ish-zyrtar i këtij institucioni. /Dita/

Share This Article
12 Comments
  • Me duken shume 50 vjet burg !
    Nuk ka vrare njeri, per vjedhje duhet denuar me pak.
    Mos valle duan ta bejne shembull per te tjeret ?

  • Kesaj i them drejtesi une. Bravo…..Ai vjedh miliarda leke dhe denohet deri 5 vjete. Une punova nje jete ne sherbim te popullit dhew atdheut dhe me privohet e drejta financiare. Me hollesishte vijone sa me poshte;

    Nga Qendra e Personel Rekrutimit (QPR) të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) më është plotësuar formulari Nr. 03 “Vërtetim vjetërsinë në shërbim dhe pagën mesatare neto referuese”, me Nr. 11941/3 prot, datë 27.11.2014 dhe dërguar ISSH për zbatim. Ky formular, për periudhën 27.11.1991 deri më datën 31.12.2003, më është llogaritur paga mesatare referuese mbi pagën e gradave të supit dhe jo të pagave për funksionet organike (klasa), mbi këto të fundit (pagat për funksionet organike) kam paguar edhe kontributet e sigurimeve shoqërore. QPR duhet të bënte njësimin e funksioneve organike të periudhës së mësipërme me gradat që kanë këto funksione aktualisht dhe pastaj të vinte pagat për gradë që kanë këto funksione në momentin e përfitimit. Veprimet e mësipërme bien ndesh me pikën 1, të Nenin 31, të Ligjit Nr. 104/2014, datë 31.7.2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në republikën e shqipërisë”, të ndryshuar e cila thekson: “Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi…”, me pikën 2 të nenit 4 “Pagat referuese”, të Ligjit Nr. 10 142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të…në Republikën e Shqipërisë“, që thekson: “Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë…apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi” me gërmën A, të kreut II “Paga referuese” të VKM Nr. 793, datë 24.09.2010 “Për zbatimin e Ligjit Nr. 10 142, datë 15.05.2009 “Për sigurimet shoqërore suplementare të Ushtarakëve të FA të …në RSH” e cila thekson: “Pagë mujore referuese është paga bazë mujore për gradë dhe shtesat …ose paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, e cila zbatohet për të njëjtën gradë a funksion, në datën kur personave përfitues u lind e drejta për përfitim”.
    Sqarojë se deri më datën 31.12.2003 ushtarakët e FA të RSH, (përfshi edhe unë), jemi paguar me pagë për funksion organik (klasë) dhe jo me pagë për gradat e supit, ç’ka do të thotë se në rastin tim për periudhën e mësipërme (27.11.1991-31.12.2003) kanë qënë pagat e funksioneve organike 30% më të larta se pagat e gradave që mbaja une mbi supe që ka llogaritur QPR për pagën referuese, për rrjedhojë dhe kontributi i sigurimeve shoqërore që unë i kamë paguar ISSH ka qënë 30 % më shumë. Pagesa me gradat e supit, në bazë të VKM Nr. 839, datë 11.12.2003 “Për pagat e ushtarakëve aktiv të FA të RSH”, ka hyrë në zbatim nga data 01.01.2004 e në vazhdim.
    Për këtë, unë i kam bërë një kërkesë QPR së MM më datën 24.08.2015 “Kërkesë për rillogaritje të pensionit të parakohshëm” ç’ka ajo më kthenë përgjigje se llogaritjen e kemi bërë konformë ligjit që është në fuqi.
    Për këtë ku skam shkuar dhe sjamë drejtuar, por deri tani nuk kamë gjetur zgjidhje. E vetmja shpresë ka mbetur eshte sensibilizimi i problemit Prandaj lutem ndihmën tuaj për zgjidhjen e këtij problem, meqëllim që t’më rillogaritet paga mesatare referuese në përputhje të plotë me kërkesat e nenit 31, të Ligjit Nr. 104/2014, datë 31.7.2014 “Për pensionet….”, të Ligjit Nr. 10142, datë 15.05.2009, pikën A, të kreut II “Paga referuese”, të VKM Nr. 793, datë 24.09.2010 “Për zbatimin e ligjit Nr. 10142, datë 15.5.2009…” dhe kërkesat e VKM Nr. 839, datë 11.12.2003 “Për pagat e ushtarakëve aktiv të FA të RSH”.
    KJO ESHTE BERE MEQELLIM QE PENSIONI IM TE DALE SA ME PAKE.
    Kush mund t.me ndihmoje te zgjidh kete problem se nga kontaktet qe kam patur me nenpunes dhe specialist te Ministrise se Mbrojtjes dhe ISSH me thone : HIDHE NE GJYQ. Po pse more edhe per gjera kaq te thjeshta do ti drejtohemi gjyqit ne? Ne nuk jemi hajdute miliardshe qe te kemi per te paguar gjyqtare, avokate, eksperte etj etj se jemi thjeshte pensioniste. Kjo eshte rilindja qe votuam ne?!

    • Nga gjithe shkrimi yt i zoteri i nderuar konstatova se keni bere gabime qe duhet t’i ndreqni menjehere sapo t’ju jepet mundesia. Dhe nqs. doni te dini se cili eshte gabimi juhej duhet te rishikoni veprimin ke fjalia juaj e fundit.

    • Nga gjithe shkrimi yt i zoteri i nderuar konstatova se keni bere gabime qe duhet t’i ndreqni menjehere sapo t’ju jepet mundesia. Dhe nqs. doni te dini se cili eshte gabimi juaj duhet te rishikoni veprimin ke fjalia juaj e fundit.

    • Nga gjithe shkrimi yt zoteri i nderuar konstatova, se keni bere nja dy gabime, te cilat duhet t’i ndreqni menjehere sapo t’ju jepet mundesia.

      E para e punes, letren e keni adresuar gabim. Si pensionist qe jeni letren duhet t’ja kishit adresuar Bankes se Shtetit Shqiptar, sepse aty normalisht ruhen te depozituara te ardhurat nga sigurimet shoqerore. Puna eshte se keto para ne vend qe te ishin ruajtur jane rrojtur. E kupton xhaxho, naaa jane bere. Po t’ja studioni pak mimiken personit ne foto do ta kuptoni mire…?

      E dyta duhet te rishikoni urgjentisht veprimin e gabuar tek fjalia juaj e fundit. 🙂

  • Ju lumte ZOTRINJ PROKURORE (OZURPATORE,TE KORRUPTUAR DERI NE QELIZAT ME TE VOGLA).JU po coni Drejtesine perpara.Ju shofte JU PROKURORE RRACA DHE EMRI QE KENI LENE NE PROKURORI.JU QE DHATE KETE DENIM TALLES JU RAF SOPATA E DREJTESISE NJE ORE E ME PERPARA.

  • Jo burg ore, jo. Sekuestrim pasurije dhe të dalë në pension të parakohëshëm me 10 mijë lekë që ta shikojë bythën e mizës me dylbi. Kësaj i thonë t’ia nxish jetën ktij horri dhe hajduti që na e mbabte vetën për elitar dhe e kalonte jetën mes lluksit.

  • Ky gopseku qe ka bere kerdine me para te vjedhura duhet mbajtur brenda deri sa t’i shlyeje nje per nje te gjitha demet qe i ka shkaktuar buxhetit. ME DJERSE!!!

    Nano s’vodhi kushedi se cfare ne krahasim me kete dhe u denua me pese vjet heqje lirie.
    Fatosi dinte te piqte kek dhe te gatuante trahana si grate… po ky turi berxolla per ke do gatuaje kur ta rasin brenda… ?

  • Njoftim per moderatoret e gazetes DITA .

    Ka ca dite qe softueri juaj wordpress po shfaq parregullsira gjate postimeve te komenteve. Pas shtypjes se butonit “Postoje komentin” per nje kohe relativisht te gjate s’ndodh asgje dhe me pas del lajmerimi “ULENI PAK RITMIN …”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *