Vuçiç letër vendeve anëtare të UNESCO-s për Kosovën

Saimir Lleshi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ka dërguar një letër vendeve anëtare të UNESCO-s duke u kërkuar që të mos pranojnë Kosovën në këtë organizatë.

Në letër thuhet se vendimi është i papranueshëm për Republikën e Serbisë dhe në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare.

Mediat serbe shkruajnë se në letër, Vuçiç përmend rezolutën 1244, e cila sipas tij, është ende në fuqi.

“Pasi që Kosova sipas të Drejtës Ndërkombëtare nuk mund të konsiderohet shtet, është e qartë se nuk plotëson kushtet themelore për të shqyrtuar ndonjë mundësi të pranimit të saj si anëtar në UNESCO”, thuhet në letër.

Kryeministri Vuçiç deklaron se qeveria serbe është plotësisht e angazhuar për dialog në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel dhe se mbetet fuqimisht e përkushtuar për dialog me shqiptarët e Kosovës në gjetjen e zgjidhjeve që do të stabilizonin dhe normalizonin marrëdhëniet në mes tyre.

Share This Article
3 Comments
  • O DERR SERB, ME PELQIMIN TUAJ OSE JO NUK KENI PER TA NDALUAR KURRE KOSOVEN TE HYJ NE ORGANIZATAT NDERKOMBTARE.

  • Se paska uru Ramen ky per kualifikimin? Kush e di sa ka qajtur paqesori i ballkanit. Bo bobooo. Po coi nje zile e mos u merr me Kosoven o pyke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *