UEFA ndan 13 “bileta” franceze!

redaktor

Përfundimisht, nesër më 13 tetor, përfundon edhe “aventura” e eliminatoreve të Euro 2016-s, finalet e të cilit do të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshëm në Francë.

Edhe pse edhe kanë mbetur sot dhe nesër ende për t’u luajtur 24 ndeshje, në 8 grupe, duke përjashtuar grupin ku bën pjesë Shqipëria, pak a shumë është konfiguruar “skena” e personazheve të europianit francez.

13 skuadra, qysh tani e kanë siguruar “biletën” e pjesëmarrjes direkt për në “Francë 2016”, duke i dhënë fund ankthit të pritjes, ku një prej fatlumëve të privilegjuar është edhe Shqipëria.

Ja kush është kualifikuar deri tani për në finalet e “Francë 2016”-s:

Grupi A: Islanda, Republika Çeke

Grupi B: Belgjikë, Uells

Grupi C: Spanja, Sllovakia (?), Ukraina (?)

Grupi D: Gjermania, Polonia

Grupi E: Anglia, Zvicra

Grupi F: Irlanda Veriut, Rumania

Grupi G: Austria, Rusia (?), Suedia (?)

Grupi H: Italia, Norvegjia (?), Kroacia (?)

Grupi I: Portugalia, Shqipëria

Gara për të fituar një “biletë” pjesëmarrjeje në finalet e “Francë 2016” nëpërmjet ndeshjeve të “play-off”-it është histori më vete, e cila mbart ende mjaft enigma.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *