Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën e deputetit Mark Frroku për të ndryshuar masën e sigurisë.
Teksa Frrokut rrezikon t’i digjet mandati i deputetit, Gjykata e Lartë po e mban në qeli në lidhje me një vrasje të ndodhur në Holandë rreth 15 vite më parë.
Frroku kërkon lehtësimin e masës së sigurisë, por gjykata nuk e pranoi as sot kërkesën e tij. Frroku thotë se është i pafajshëm dhe se do të provojë pafajësinë e tij me fakte. /Dita/
