Kujtimet e Arben Putos / Vetëvrasja e Mehmetit dhe vdekja e Enverit

redaktor

Profesor Arben Puto në 91-vjetorin e lindjes na dhuron kujtimet e jetës së tij të gjatë dhe të frytshme që ai ka bërë në shërbim të vendit, të historisë dhe kulturës kombëtare. Janë padyshim përjetime, mbresa dhe konkluzione mjaft interesante dhe unikale në të njëjtën kohë, që ai i ka nxjerrë përgjatë thuajse një shekulli zhvillimesh të vrullshme dhe dramatike të Shqipërisë. Në këtë shekull historie Profesor Arbeni ka lënë gjurmët e tij të pashlyeshme me punën dhe veprat e tij shembullore. Kjo dëshmohet katërcipërisht në librin me titullin tejet modest “Jetë me kujtime”. Në këtë jetë ai shënoi një trajektore ngjitjeje të pandalshme, duke punuar këmbëngulshëm për të dhënë maksimumin e mundësive dhe të talentit të tij. E, gjithsesi ai mbetet sërish modest për punën që ka bërë. Modestia e tij shkon deri aty kur na porosit: Kur të prezantoni këtë libër me kujtime, shënoni një falënderim të veçantë nga ana ime për Profesor Nasho Jorgaqin, i cili është redaktor i librit. Gjithsesi, mirënjohja fillimisht i duhet drejtuar atij si autor për këto kujtime brilante. Faleminderit, Profesor Arben Puto!

 ****

Nga Arben Puto

Vetëvrasja e Mehmet Shehut

Ky nëntitull mund të duket paradoksal, i pakuptueshëm. Por është fakt, se në këtë çështje kam qenë i implikuar edhe unë vetë. Më duhet të tregoj si kanë rrjedhur ngjarjet që krejt rastësisht më vunë edhe mua përballë një momenti delikat.

E kam përmendur më lart bashkëpunimin e shkurtër që kam pasur me Mehmet Shehun në komisionin për përkthimin dhe botimin e veprave të Stalinit në shqip. Kam shënuar edhe një incident të vogël kur ai në inat e sipër, më shau me sharjen bolshevike “trockist”. Pas vdekjes së Stalinit, në kuadrin e ndryshimeve qe u bënë në udhëheqjen e lartë, Mehmet Shehu u emërua kryeministër. Prej atëhere unë nuk kam pasur fare të bëj me të. Ka pasur vetëm një rast kur unë dhe Androkli Kostallari u caktuam si përkthyes pranë delegacionit që shkoi në Konferencën e Traktatit të Varshavës, më 1955. Por dekada të tëra e kam parë vetëm në tribuna.

Shumë vite më vonë, në dhjetor 1981, Mehmet Shehu bëri vetëvrasje. Vetëvrasja e një kryeministri në detyrë dhe me një karrierë aq të gjatë shkaktoi pështjellim dhe pati pasoja në jetën e vendit. Një ngjarje e tillë është pjesë e historisë. Por nuk më bie mua të bëj gjithë historinë. Do ta trajtoj përmbledhtazi si një çështje që pati si pasojë të rastit edhe implikimin tim në këtë ngjarje.

Është tanimë e njohur botërisht se në origjinë të kësaj ndodhie ka qenë fejesa e djalit të Mehmetit me një vajzë me “pika të errëta” në biografi, lidhje familjare me ballistë dhe “armiq të popullit”. Në fakt, ishte një vajzë nga familje e nderuar tiranase. Babain e saj, Qazim Turdiun, e kishim pasur mësues të matematikës në gjimnaz. E kam njohur si një mësues shembullor. Fejesa u bë në shtator dhe aty për aty u prish. Mehmet Shehu kishte namin e një njeriu të ashpër ‘parimor’, i papajtueshëm me çdo shkelje në frontin e “luftës së klasave”. Dhe e bën vetë! Që këtu nis tatëpjeta e tij.

Sipas versionit zyrtar, Enver Hoxha pati shprehur keqardhje dhe shfaqi habi për një akt si ky. “Kur në fund të fundit, në analizën që iu bë çështjes në mbledhjen e Byrosë, më 17 dhjetor, u vendos që t’i bëhej një ‘vërejtje në kartën e regjistrimit” (një nga format e lehta të ndëshkimit). Më kujtohet se ky ka qenë shpjegimi që u dha ato ditë. Këtë version e konfirmon edhe Ramiz Alia 30 vjet më vonë në librin e tij me kujtime “’Jeta ime”.

Por kanë dalë burime të reja që e përgënjeshtrojnë këtë version. Janë dëshmitë e raporteve televizive që i kanë ndjekur hap pas hapi ngjarjet dhe njerëzit. Një pasqyrë ka bërë ish-drejtori i Televizionit, Agron Çobani. në librin “Ju flet Tirana”. Bëhet fjalë për një prapaskenë. Enveri jetonte vitet e tij të fundit. Dilte problemi i zëvendësimit të tij. Preferencat e Enverit dhe të familjes ishin për Ramiz Alinë, i cili “me natyrën e tij të butë”, jepte më shumë garanci, krejt ndryshe nga Mehmeti “egërsirë”.

Eliminimi i tij ishte vendosur që më parë, pritej vetëm sebepi. Dhe sebepin e dha Mehmeti vetë me fejesën e djalit të tij. Filloi menjëherë një fushatë e nëndheshme kundër tij dhe familjes për disa muaj, prej shtatorit, derisa do të arrinte kulmin. Mehmeti po e ndiente veten “të rrethuar”. Edhe raporti që i lanë të mbante në Kongresin VIII në nëntor, mbi veprimtarinë e qeverisë, ishte pjesë e lojës. Në mbledhjen e Byrosë, më 17 dhjetor, u bë linçimi me akuza, sharje, fyerje, poshtërime që nuk i kishte dëgjuar kurrë. Ai e dinte mirë se si mbaronin këto punë, dhe vrau veten po atë natë.

Pas vdekjes, Mehmet Shehut iu zhvillua një proces i ri. E. Hoxha doli me “tablonë sinoptike”, në të cilën Mehmeti shpallej poliagjent “si një njeri që ishte në shërbim të shteteve të ndryshme për të rrëzuar pushtetin popullor”. Nga kasafortat e KQ u nxorën disa “dokumente sekrete” të shërbimeve të huaja që provonin, se Mehmeti ishte rekrutuar si agjent që kur merrte pjesë si vullnetar në luftën civile në Spanjë, në vitet ‘30. “Tabloja” u bë temë e një fushate të gjerë e të pandërprerë në parti dhe në shtyp. “Vigjilentët”, “të vendosurit”, “parimorët” u vunë në garë, kush e kush të jepte argumente për Mehmetin poliagjent.

Personalisht kam pasur dhe kam bindjen se vetë “tabloja sinoptike” ishte një hakmarrje pas vdekjes. Të gjitha “dokumentet”, “zbulimet” ishin një montim për të mbuluar prapaskenën për eliminimin e tij. Nuk ka provë më bindëse se veprimtaria e tij në luftë e në paqe, gjithnjë pranë Enverit, bashkëpunëtor i ngushtë dhe besnik i tij. 40 vjet “në shërbim të agjenturave të huaja” do t’i kishin mjaftuar për të kryer atë që kërkohej prej tij. Si është e mundur që shërbimi i fshehtë shqiptar të mos ketë rënë në gjurmë për një kohë të gjatë?

Nuk dua të keqkuptohem. Nuk kam ndërmend të idealizoj figurën e Mehmet Shehut, një figurë komplekse, në të cilën aftësitë drejtuese në luftë e në paqe kombinoheshin me prirjet ekstremiste dhe metodat terroriste. Mjafton të përmendet rasti i grupit “të borgjezëve” të ekzekutuar pa gjyq më 1951, si reprezalje ndaj bombës në Ambasadën sovjetike, që i është atribuuar pikërisht Mehmetit.

Mehmet Shehu, për të realizuar ambiciet e tij, u bë promotori i serialit të proceseve që likuiduan Beqir Ballukun me shokë. Në gjyqin e Beqir Ballukut, ai mori rolin e prokurorit dhe “zbuloi” “komplotin” që e quante një sukses të tij “në shërbim të partisë”.

Më pati bërë përshtypje letra që kishte lënë Mehmeti për Enverin, natën e vetëvrasjes. Para së gjithash, bie në sy mënyra si i drejtohej me ndjenjën e mirëbesimit ndaj tij, e adhuronte si udhëheqës të partisë dhe të ndërtimit të socializmit në Shqipëri. Midis rreshtave, i drejtohej si mik e shok dhe i lutej që të kujdesej për familjen e tij, të shoqen dhe djemtë. Si mund ta priste një trajtim të ndryshëm nga ai që vetë u kishte bërë familjeve të “komplotistëve”? Sigurisht, nuk do të bëhej përjashtim nga rregulli. Dhe familja e pësoi keq. Djali i madh, Vladimiri, u vetëdogj me korrent. Fiqretja u burgos. Dy djemtë e tjerë ranë në burg për shumë vite.

Në përgjithësi, letra bie në sy për tonin e ulët, pa dinjitet, plot akuza, sharje e thashetheme. Merr nëpër gojë “Hrushovë e Jago”, që i quan varrmihësit e tij. Dhe vë në roje Enverin se këta “do t’i bëjnë varrin Shqipërisë socialiste, atë që s’e bëri dot tradhtari Beqir Balluku dhe banda e tij. Ai e di mirë se ç’pësoi familja e Beqirit dhe vetë i kërkon Enverit të ketë kujdes familjen e tij. Me këtë letër, Mehmet Shehu e mbyll keq jetën e tij.

E përsëris se arsyeja që më bëri të ndalem te çështja e Mehmet Shehut, është tentativa që u bë për të më implikuar me të. E provova vetë se sa lehtë e kanë “vigjilentët” të sajojnë e të të rrënojnë. Dhe ja se si.

Siç e kam thënë, gjatë punës sime në arkivat e Londrës, unë pata bërë shumë fotokopje të dokumenteve që kishin të bënin me politikën e Britanisë së Madhe në çështjen shqiptare gjatë Luftës II Botërore. Gjeta dhe mora në fotokopje të gjitha raportet e oficerëve anglezë pranë reparteve partizane. Duke raportuar për aksionet luftarake, ata bënin edhe karakteristika të udhëheqjes së lëvizjes. Midis tyre ishte edhe një raport që jepte gjykime veçanërisht mbi rolin dhe personalitetin e dy udhëheqësve kryesorë, Enver Hoxha e Mehmet Shehu. Për Enverin, vihej në dukje formimi i tij, guximi dhe vendosmëria pa kompromis në luftën kundër okupatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Për Mehmet Shehun, më kujtohet vetëm një frazë “komandant i shquar, njeri me ambicie pa kufi”. Të them të drejtën, unë këtë dokument e mora më shumë për karakteristikën që i bëhej Enverit.

Të gjitha fotokopjet unë i dorëzova në Arkivin e Institutit të Historisë. Pastaj i mori edhe Instituti i Historisë së Partisë, pranë KQ. Në mes të fushatës kundër Mehmetit, drejtori Ndreçi Plasari u kujtua dhe raportoi se Arben Puto ka sjellë një dokument nga Londra për Mehmetin. Këtu fillon “gjyqi” im. Dëgjoja që po bëhej fjalë për këtë dokument, ndihesha i mënjanuar. Nefua u alarmua. Leonora filloi të mblidhte plaçkat. Disa valixhe i dërgoi te motra.

U dha menjëherë urdhri që çështja të shtrohej në organizatën e partisë. Më kujtohet që ka qenë një nga ditët e shtatorit 1982, pas 40-vjetorit të Konferencës së Pezës (16 shtator). Pra, gati një vit pas ngjarjes. Një “vigjilent” koleg në Fakultet dallohej mbi të gjithë. Që përpara hapjes së mbledhjes, u thoshte shokëve: “Arbeni ka mbaruar, do ta përjashtojnë”.

Ka qenë një pasdite. Në mbledhje erdhi Xhelil Gjoni, sekretar i KQ, gjë që tregonte se çështja po merrej seriozisht. E hapi duke më pyetur se si është e mundur të dish një dokument mbi “armikun e popullit” Mehmet Shehu nga arkivat e Londrës dhe të mos e thuash? Dhashë shpjegimin tim. Pranova se ishte një shkujdesje, se ngjarjet duhej të më sillnin në mend atë dokument. Por thashë se atë dokument e mbaja më shumë në mend për karakteristikën e lartë që i bëhej shokut Enver. Për Mehmetin thuhej vetëm se ishte një ambicioz pa kufi, por nuk bëhej fjalë për agjenturë. Mbledhja zgjati gjashtë orë, deri në mbrëmje vonë. Në kujtesë më kanë mbetur vetëm disa ndërhyrje. “Vigjilenti” ishte më aktivi nga të gjithë. Kjo ishte një shkelje e pafalshme dhe organizata duhej të mbante qëndrim. Nuk shkoi deri në përjashtimin nga Partia. Një tjetër intelektual i mirëfilltë, që kishte pasur vetë ndonjë problem, gjeti rastin të jepte “prova” dhe bëri vërejtjen më të rëndë që prekte veprimtarinë time. “Duhet vënë në dukje, – tha ai, – se ky shkruan për tema të së kaluarës, bën vetëm histori, ndërsa i është shmangur shumë aktualitetit”. Në vazhdim të debatit pata ndjenjën se Xhelil Gjoni nuk kishte ardhur për të më prerë kokën, kjo u kuptua nga të gjithë. Ia kam ditur për nder Hamit Beqjes që bëri propozimin për një “vërejtje në kartën e regjistrimit”. U pranua dhe shpëtova.

Ndërkaq, Nefua dhe Leonora pritën me orë të tëra në sheshin përpara Universitetit. Nefua hidhte sytë nga salla ku bëhej mbledhja dhe përsëriste me ankth: “Ka akoma dritë”. Lajmin e mirë ua dha aty nga ora 9 Hamit Beqja. U kthyem të tre në shtëpi për të gëzuar dhe për të qetësuar Anenë. Nga ana tjetër: Berti sillej rrugëve me shokun e tij të ngushtë të paramaturës, Ilir Rusmajli (që do të lërë drejtësinë dhe do të futet në politikë). Berti erdhi bashkë me të dhe m’u hodh në qafë. Nuk më duket që Artani adoleshent të ketë ndierë gjithë rrezikun. Gjithsesi, të nesërmen u mblodhëm në drekën që Leonora e quante më të mirën që kishte bërë ndonjëherë.

Ka edhe një konkluzion tjetër. Të nesërmen takoj Osman Krajën, atëherë rektor i Universitetit. Më afrohet dhe më thotë në vesh: “Ke shpëtuar mirë, në mëngjes na thanë t’i qethet koka”. Kam bërë pyetjen: Kush më ka shpëtuar, kush e ka ndryshuar atë vendim të rëndë? Nuk mund të ishte veçse një atje lart, fare lart. Kam arritur në përfundimin se ka qenë vetë Enveri që ka anuluar vendimin e “kokënxehtëve” të KQ. Ishte vështirë ta bënte tjetërkush. Kjo nuk më ka ardhur e papritur. E kam menduar menjëherë. Më kishte pasur student në Liceun e Korçës, student të dalluar. Për rezultatet e vitit të tretë (sixieme), erdhi dhe më përgëzoi. Ndiqte me siguri punën time si historian. Mendoj përsëri se ka lidhje me të që më dhanë Çmimin e Parë të Republikës për librin tim mbi Pavarësinë. Veç asaj, më njihte si djalë gjirokastrit. Nuk ka qenë rasti i vetëm kur është treguar zemërgjerë për njerëzit e qytetit të tij. Ka ndihmuar disa kur janë ndodhur në pozitë të vështirë, doemos jashtë “aktiviteteve antiparti”.

Më tej, nuk kam pasur ndonjë pasojë. Madje, siç do të shihet, u thirra të marr pjesë në disa aktivitete me rëndësi brenda dhe jashtë, gjë që më bën përsëri të mendoj se ato fjalë të Enverit më patën rehabilituar plotësisht. Në të vërtetë, periudha vijuese 1984-1988 ka qenë veçanërisht e ngarkuar për mua. Jam aktivizuar në fushatën mbi krizën e Kosovës pas vdekjes së Titos dhe valën e re të shovinizmit serbomadh me ardhjen e Millosheviçit në krye të Jugosllavisë. Në periudhën 1984-1990, kam bërë udhëtime jashtë si asnjëherë më parë. Në pranverën e vitit 1984, jam ftuar për një cikël leksionesh në Romë, në rrethet e dashamirësve të Shqipërisë. Kam trajtuar probleme të Pavarësisë dhe të “bashkimit personal” pas agresionit të 7 prillit 1939. Jo vetëm trajtimi i lëndës, por edhe italishtja ime pati bërë përshtypje të mirë.

Vdekja e Enver Hoxhës

 

Ndërkaq ndodh vdekja e Enverit që shuhet më 11 prill 1985. Zotëroi situatën shqiptare për gati gjysmëshekulli, gjatë luftës dhe pas saj. Kjo shënon kthesën drejt një fati të ri të Shqipërisë.

Në këtë libër me kujtime, nuk do të ndjek zhvillimin e ngjarjeve në vend. Nga kjo pikëpamje, një pesëvjeçar 1985-1990, i shpëton vëmendjes time. Do të përqendrohem te mënyra si u prit kjo ngjarje nga unë vetë dhe nga rrethi im qoftë familjar, qoftë shoqëror.

Pati pa dyshim një ndjenjë të përgjithshme lehtësimi. E kishin tanimë frikë në radhë të parë edhe në rrethin e tij më të ngushtë. Pas asaj që i bëri Mehmet Shehut dhe familjes së tij, të paktë mund të ishin ata anëtarë të Byrosë Politike që nuk ndiheshin në rrezik. Nefua ishte gjithnjë në ankth për fatin e të shoqit dhe të fëmijëve. Nuk kishte bisedë tjetër. Përpiqesha ta qetësoja, por më kot. Nuk kisha argumente për ta kundërshtuar. Ishte e shoqja e anëtarit të Byrosë dhe më thoshte: “I kemi duart të lyera me gjak.” Ai nuk ishte drejtpërdrejtë i angazhuar në praktikat e organeve të përndjekjes, por si anëtar i qeverisë, ishte përgjegjës për fushën e drejtësisë. Dhe i binte të nënshkruante listat e internimeve. Shumë e rëndë. Mallkim. Unë nuk e kam ditur. Nefua nuk ma tha asnjëherë. Kjo ishte atmosfera kur filluan përgatitjet për përcjelljen e udhëheqësit. Sigurisht, të gjitha institucionet u vunë në lëvizje. Në Universitet u krijua menjëherë një grup që do të shkonte në godinën e Presidiumit të Kuvendit Popullor, sot Presidenca, ku u vendos trupi i tij. Nuk desha të bëja pjesë në atë grup që do të bënte rojë nderi. Ika nga zyra dhe shkova lart në Parkun e Liqenit, ku u solla gati për dy orë. Nuk më kërkoi njeri dhe askush nuk e mori për keq. Por nuk mund të rrija pa e parë në shtratin e vdekjes. Hyra vetëm dhe qëndrova në heshtje me një ndjenjë të përzier: ishte mësuesi im në fëmijëri, ishte komandanti i lëvizjes më të madhe çlirimtare në historinë e Shqipërisë gjatë pushtimit nazifashist. Do të ishte në krye të aksionit diplomatik në Konferencën e Paqes të Parisit 1946, ku iu kundërvu me dinjitet dhe kompetencë synimeve të moçme greke mbi Shqipërinë e Jugut. Shpëtoi edhe Gjirokastrën e tij. Do të vihej në krye edhe të veprës së ndërtimit për ta nxjerrë vendin nga mjerimi dhe prapambetja në çdo fushë.

Por u soll ndryshe, më egër se sundimtarët e tjerë të regjimeve komuniste në Lindje. Autorë të huaj që kanë përshkruar gjendjen në Shqipëri, kanë vënë në dukje, si aspekt dallues, përdorimin e metodave terroriste.

Duhet të pranoj se në qëndrimin tim ka pasur edhe një moment emocional. Në ato ditë nuk shikoja tjetër gjë veç “kokave të prera”, veç fshatarëve pa një pulë, pa një dele, pa një lopë, banorëve që ngriheshin pa zbardhur dita për pak qumësht, për një vezë. Nuk mund të kishte mendje të shëndoshë që të tregohej indiferente ndaj përpjekjeve absurde për ta kthyer Shqipërinë në një “ekzemplar të rrallë”, “kështjellë të marksizëm-leninizmit”, të izoluar krejt nga bota, të strukur në një kënd të errët. Dhe Enver Hoxha, si i vetmi ideolog marksist-leninist që matej me lloj-lloj “revizionistë e tradhtarë” nëpër botë.

Megjithatë e kam thënë dhe e them se 50 vitet e pasluftës nuk janë vetëm vite të një regjimi, cilado qoftë marka e tij. Janë vite të jetës së një populli që ka punuar dhe që, dhe pse në ato rrethana të vështira, arriti rezultate që ia ndërruan faqen e vendit në krahasim me regjimin zogist. Pa dyshim, diktatura ka vënë vulën e saj, e redukton, e kompromenton, por nuk mund ta fshijë.

Edhe nga sa kam thënë e po them, do të duket qartë se e kam të vështirë të jap një mendim të prerë e kategorik. Kur shkruaj këto radhë, kam në mendje Enverin e Liceut të Korçës, mësuesin tim, Enverin në udhëheqje të luftës çlirimtare, edhe Enverin në krye të shtetit të ri që mori një rrugë të mbarë, nisi të bënte dhe bëri jo pak për të nxjerrë vendin nga prapambetja dhe mjerimi i regjimit zogist.

Por është edhe ana tjetër e medaljes. Unë nuk mund të mbyll sytë përpara politikës represive ekstreme, ekseseve dhe krimeve që janë bërë në emër të tij. Kam parasysh Enverin të zvetënuar, të kthyer në diktator dhe despot, që pret koka edhe në rrethin e ngushtë të shokëve të luftës. Në librin e tij me kujtime, Ramiz Alia flet për “gabime”. Nuk ka vend për eufemizma, kanë qenë shkurt krime, persekutime masive në kundërshtim të hapët me parimet bazë të drejtësisë.

 

Share This Article
12 Comments
  • Analize Inteligjente,e thelle,e thjeshte nga e cila sejcili mund te mesoje per ate periulle komplelse.Respekt Profesor Puto.

  • O ARBEN MASHTRUESI.

    JE NJE NJERI QE E KE NGRITUR KARRIEREN MBI BAZEN E MASHTRIMEVE TE SIGURIMIT TE SHTETIT.

    AS SESI NUK MUND TE QUHESH HISTORIAN.

    JE NJE ZVARRANIK QE NUK MORE NJEHERE VESH NE JETEN TENDE, CDO TE THOTE TE JESH HISTORIAN.

  • URIME Z. ARBEN PUTO.

    Nje pike kulminante qe me logjike, fakton se daiko enveri ishte nje satrap i shqiptareve.Ramizi nje frikaman,bythelepires i satrapit,qe na la bisht saliun,nanon,me komunisto spiunet ,rudimentet e tyre nga pas.
    Kush pergjigjet qe pas 70 vitesh jemi varfanjake qe vrasim brenda familjes?
    askush vercse kokat qe na drejtuan.
    Z.Arben Puto me vepren e tij,i ben nje sherbim shume te math historik,atdheut dhe shqiptareve.

  • E lexova me “mikroskop” keto rrjeshta dhe konkluzione eshte: absolutisht asnje gje te re…

    Enver hoxha u rehabilitua ne 1997..kur shqiptaret vrane shtetin dhe kombin e tyre

    Enver hoxha u shenjterua ne 21 janar 2011 dhe ne gerdec nga dipllomacia nderkombetare dhe te perndjekurit politik.

    Bej pjese te ato shqiptare qe kam qene me teper se kritik me ate system sidomos pas 1974 Nga ana tjeter shikoja nje hordhi kuadrosh qe u bene “me Enver se Enveri “dhe te fiknin deren nqs beje nje gabim “ideologjik” ne sy te tyre..kujtojme ketu berishen,tritan shehun,mehmet elezin,bujar nishanin,ridvan boden,kaqi islamin,eduart selamin e gopin e somes e kush I maban mend jane shume..tani u shtua mesila dodovska dhe

    Me sy te zgurdulluar kam pare arratisjen biblike te ketyre zvarranikeve berishiste PARDESY BARDHE APO XHUPEZINJ qe ishin ose turbo komunista ,ose spiune te sig.shtetit ose agjente te sherbimeve te huaja te “federuar “ rishtas..
    Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
    Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.

    Le te analizojme Enver Hoxhen (EHO) shkurtimisht dhe te gjejme kush eshte fajtori I vertete:
    *
    Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)
    **
    Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
    ***
    Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
    ****
    Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
    *****
    Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
    ******
    Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
    *******
    Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
    ********
    Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
    *********
    Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
    Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
    Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
    Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
    Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.

    Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
    Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
    *************
    Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
    Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
    Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
    Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
    Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
    I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
    Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botes ne Amerike.

    Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
    Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..

    Pikerisht mbrojtja qe po behet Satrapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
    Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :

  • More plak legen ala nuk ke vdekur.Ju kerkoni perseri ta mbroni at diktator.Bashk me disa legena te tjer qe kan ngelur gjall qe bejn edhe komente ne mbrojtje te tij.

  • Nuk kuptoj pse Puto identifikon prapambetjen e shoqrise shqiptare vetem me periudhen zogiste. Ajo prapambetje eshte e trashiguar, me histori shumeshekullore. Zogu nuk beri shume, por nuk eshte shkaktari i asaj prapambetje.

  • Nuk mund te flase per profesor Puton si historian qofte edhe si qytetar dhe intelektual i ketij vendi.E njohe pak nepermjet shkrimeve te tij.Por kam pasur kontakt me te motren e tij,zonjen NEFO MYFTIU,bashkeshorte e Manush myftiut.Halli familjar me detyroi ti kerkoje ndihme nepermjet nje mikut tim.Me ka lene pershtypje shume te mire,grua model,e dhembshur dhe shume bujare. I jam shume mirenjohese dhe nuk e harroje kurre ndihmen e saj.
    Konsiderata te mira kam degjuar per NEFON nga LIRI BELISHOVA. Kurse kengetari i mirenjohur SHerif Merdani ne nje interviste thote se Nefo MYFTIU ka qene nje grua e mrekullueshme e cila ndihmonte shume qytetare hallexhinje.
    Mbas vitit 1990 banoje ne nje bodrum prane shkolles ”CAJUPI” deri sa nderroi jete disa vite me vone.Jo te gjithe familjaret e atij sistemi udheheqes diktatorial kane qene te ligj,por si NEFO MYFTIU kane qene te rralla grate.

  • Keto jane Kujtime te Profesor Arben Putos, dhe nuk eshte as analiza dhe as historia e ngjarjeve qe pershkruan. Nuk ka vend as per t’u merzitur e mbetur I pakenaqur apo per te perdorur fjale ofenduese per cilindo, si per ate qe shkruan, apo qe komenton. E rendesishme jane disa momente, si I ka pare e perjetuar autori. Por faktet, duhen pare si te tilla, te shenjta, qofshin ato per mire a ke.,ndersa komentet per secilin jane te lira. Nuk do te thote, se megjithe “skanerin” qe I ben profesori atyre momenteve, pare me syrin dhe emocionet e brendeshme, here te ndritshme e here gri,ato jane 100%, te verteta , e te pa kundwrshtueshme. Koha po ikewn shpejt, dhe dalngadale, do te zbardhet cdo enigma e atyre koheve. Ftoj komentuesit , te jene me gjakftohte, me deshiren e mire, qe te kontribuojne me komentet, te jene sa me te ekuilibruara, as me ngritje ne piedestal te autorit, se nuk I ben mire, dhe aq me keq, te denigrohet, apo leshohen fjale aspak te pershtatshme, percilindo, qe merr ne dore gazeten e komenton shkrimet. Gjithsesi, shkrimin e konsideroj me vlera te vecanta, pavaresisht nga ndonje reserve, te diskutueshme. Shkrime tw tilla, sot apo edhe me vone ndihmojnw, per ata qe duan te dijne te verteten, qe jane te interesuar, per te. E uroj autorin per shkrimin, kemi nevoje per te tillat.

  • nga ata qe kane ngrene buken e lepurushit te enverit,kristo frasheri dhe arben puto e kane share me pak se kopeja tjeter.

    psh..kadareja,agolli,mehmet elezi,besnik mustafa u bene kanibale nga sume ferkues te xhaxhit

    virtuozi arben duka i ka vene kapakun:

    Të shajnë të tutë,
    o shoku Enver,
    vetëm gjysmë dite,
    dil edhe një herë!

    Vetëm gjysmë ore,
    dil e luaj fenë,
    në Shtëpinë Qendrore,
    ta pimë kafenë!

    Në Shtëpinë Qendrore,
    more Komandant,
    ku tani i parë,
    është një intrigant!

    Ty – ky shkretëtirë,
    as të shkon në mëndje,
    i ligu të ligjve,
    në partinë tënde!

    Ç’djall të tha në kokë,
    nga shpella ta nxirrje,
    të ngjiste ca shkallë,
    veç me bythëlëpirje!

    Në hatër s’të bie,
    ty mender Saliu,
    sa të ta ndjejë erën,
    do fshihet si miu!

    Rri veç pak sekonda,
    jo një gjysmë ore,
    ta çlirosh nga bandat,
    Shtëpinë Qendrore!

    Dhe mos shko aspak,
    në të tjera vënde,
    sepse një besnik,
    ke në zyrën tënde!

    Ai ta ka mbajtur,
    emrin të florinjtë,
    se ti mbi të gjithë,
    i ke skraparllinjtë!

    Ai ngjan nga ty,
    shoku Komandant,
    ndaj me të pushtetin,
    e kemi garant!

    Në zyrën e madhe,
    të shokut Mehmet,
    është djalë i Kristaqit,
    që qe deputet!

    Ai ndonjëherë,
    bën sikur të shan,
    po nga ana jote,
    kandarin e mban!

    Eh, edhe në zyrën,
    e shokut Haxhi,
    ësht’ një oficer,
    pak mustaqeli!

    Vetëm pak mustaqe,
    siç i kish Haxhiu,
    dhe për këtë punë,
    i hoqi i ziu!

    Kaq – o Komandant,
    s’kemi më ç’të themi,
    se pushtetin tënd,
    neve prapë e kemi!

    Se do të humbiste,
    kot mendoi shpellari,
    kur në mes të natës,
    të krreu nga varri!

    Tani ik i qetë,
    dhe nuk ke pse vuan,
    se këtu shumica,
    akoma të duan!

    Ka dhe që të shajnë,
    e të hedhin gurë,
    për inat të tyre,
    unë të mburr – o burrë!

    Unë të mburr – o burrë,
    se jam realist,
    se s’jam njohur kurrë,
    si një enverist!

  • Per personalitetin, moshen dhe protagonizmin tuaj ne jeten politike te vendit ne sistemin qe lam pas, j profesor, heshtja do te ishte me teper dinjitoze!
    Pavaresisht “realizmit” ne kete artikull, gjithkush prej lexuesve mund ta komentoj ne kendveshtrim pozitiv apo negativ. Me mire per ju do te ishte, qe ate periudhe historike ta analizonte dhe vleresonte me realizem me te mirat dhe te keqiat e tij, brezi i ri i analisteve dhe historianeve qe po vjene, i cili besoj se do te jete me prane se vertetes, pasi ne gjykimin e kesaj periudhe dhe personaliteteve te kohes do te jete i xhveshur nga ndikimi politike apo emocional, si deri me tani.

  • ARBEN PUTO ESHTE KALEMXHIU I ENVERIT QE SHTREMBEROI NE NJE FORME MAKABER HISTORINE E SHQYPNISE.

    Arben Puto si spiun i Sigurimit te Shtetit dhe kunat i xhelatit Manysh Myftiu po te ishte ne nje shtet demokratik dhe antikomunist do te ishte sot ne burg per krimet e tij ne shtremberimin qe i ka bere e historise se Vatanit bashke me historianet e tjere enveriste Pellumb Xhufi dhe Paskal Milo me nje tabor historianes servile te Partise se Punes nga pas. Keta jo vetem qe nuk jane ne burg per keto krime ndaj historise, por as nuk kujtohen t’i kerkojne falje popullit per mashtrimet monstruoze qe kane bere me sajimet e tyre te propagandes se Partise se Punes duke e paraqitur MONSTREN gjakatare Enver Hoxha per 50 vjet me radhe si nje lider “boteror” nderkohe qe ky ANTIKRISHT sadist ishte pa shkolle dhe pa dipllome dhe kishte tradhetuar dhe likuiduar gjate luftes te gjithe shoket e vet nga shtepia e kunatit te vet Bahri Omari ku edhe ka jetuar nga 1940 deri ne 1944 pa shkrehur asnjehere asnje pushke.

    Pse nuk ka shkruar dhe nuk shkruan historiani Arben Puto per fashistin dhe ballistin Bahri Omarin? Po per Qemal Stafen pse nuk shkruan spiuni i Partise se Punes Arben Puto? Po per Nako Spirun e shume komuniste te tjere te spiunuar dhe tradhetuar tek fashistet pikerisht nga vila ne mes te Tiranes e Bahri Omarit? Po per lumenjt me gjak njeriu qe mbushi kjo MONSTER gjakatare qe nga koha e Luftes deri ne fund te jetes se tij prej katili? Ne Angli mund te kishte lexuar arkivat britanike qe flasin qarte se ku ka jetuar Enver me Nexhmijen gjate Luftes dhe si e “peshkoi” Enverin Vukmanovic Tempo per kauzen e Jugosllavise Komuniste ne nje leter kur i shkruante Titos:

    “KAM GJETUR NJE NJERI QE PER PUSHTET SHET EDHE NENEN E VET.”

    Nexhmija deklaroi me pare me nje cinizem te papare tek gazetari enverist Xhevdet Shehu se Mehmeti e vrau Enverin qe vdiq 4 vjet me vone pasi i masakroi Mehmetit si nje bishe sadiste gjithe familjen e tij, por kujt i plasi me keto histori bolshevikesh te Kohes se Qepes?
    Sepse te gjithe shqyptaret atehere dhe tani jane gadi te thone ashtu sic e dha sihariqin Pranvera Hoxha tek familja e vet e strukur nga frika dhe ankthi nese Sulo Gradeci e kishte kryer misionin e tij deri ne fund. Te gjithe atehere dhe sot mesiguri do te thone si Pranvera Hoxha:

    “MIRE BERI QE E VRAU QENIN!”

    Prandaj kujt i plas me keto histori bolshevikes o historiani i Partise se Punes Arben Puto?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *