Presidenti Bujar Nishani i akordoi sot kombëtares shqiptare titullin “ Nder i Kombit”.
Në një ceremoni zyrtare në Presidencë që nisi me himnin kombëtar, Nishani priti djemtë e kombëtares dhe përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku e vlerësoi kualifikimin e tyre si një moment historik.
“Ndihem shumë i emocionuar dhe tëpër krenar jo vetëm si sportëdashës dhe shqiptar, por dhe si qytetar i këtij vendi që shansi dhe rrethanat fatlume po më japin mundësinë sot që në cilësinë e kryetarit të shtetit të organizoj këtë ceremoni modeste por domethënëse për të shprehur mirënjohjen dhe nderimin tonë ndaj kombëtares shqiptare të futbollit, të gjithë atyre që bënë të mundur këtë kualifikim historik. Emocionet janë tepër të forta por që nga nata e mbrëmshme ato do vinë duke u rritur për të shpërthyer fuqishëm në mbështetjen pa kushte dhe pa kufi që çdo shqiptar do ti bëjë kombëtares sonë dhe drejtuesve të saj gjatë netëve të nxehta dhe plot pasion të verës së ardhshme në Francë“, tha Nishani.
“Rrugëtimi i kombëtares ka qenë i gjatë, me etapa të larmishme, ulje dhe ngritje shqiptërore të një kombi të tërë.Me fitore të merituara, me barazime fatlume, me humbje zhgënjyese dhe të padrejta në minutën e fundit, me triumfe të papërsëritshme. Që të gjitha të mbuluara nga entuziazmi i tifozëe kuq e zi që nuk reshtën kurrë së shpalosuri flamurin me shqipen dy krenare dhe simbolet tona kombvëtare. Sot ne ndjehemi më shumë krenarë se kurrë dhe më të bashkuar se kurrë. Këtë nuk e konstatoj vetëm unë në cilësinë e Presidentit, por këtë e shpreh mbarë kombi shqiptar duke demostruar shfaqe dhe shembuj të papërsëritshëm atdhedashurie në çdo skaj të globit nga Tirana, Elbasani, nga Prishtina e Mitrovica, Sidnei në Australi dhe deri në Nju Jork, nga Shkupi, Ulqini deri në Paris, anembanë botës kudo ku jetojnë bashkombasit tanë”, shtoi më tej Nishani.
