Kafe pa sheqer? Mund të jeni psikopat

Ornela

Një studim i fundit i realizuar nga një grup shkencëtarësh ka zbuluar se personat që preferojnë produktet me shije të hidhur janë më të prirur të shfaqin shenja psikopatie, narcizmi dhe sadizmi.

“Provat e para empirike tregojnë se preferencat për shijen e hidhur janë të lidhura me një personalitet të keq”, informon Daily Mail.

Personat që pëlqejnë kafen pa sheqer, apo ujin tonik mund të jenë më të prirur që të shfaqin shenja makiavelizmi, mund të jenë hipokritë, të pashpirt dhe egoist.

Në studimin që konsistoi në dy eksperimente të ndara, morën pjesë 1000 persona, në eksperimentin e parë 500 burrave dhe grave të një moshe mesatare 35 vjeç iu kërkua të vlerësonin preferencën e tyre në një listë të gjatë produktesh të ëmbla, të kripura, të tharta dhe të hidhura dhe më pas të anketuarit iu përgjigjën katër pyetësorëve të personalitetit.

Edhe pse hetuesit nuk studiuan shkaqet për një lidhje të tillë një shpjegim i mundshëm mund të jetë se në botën e egër bimët e hidhura mund të jenë helmuese, por për personat me tipare sadiste, konsumimi i produkteve të hidhura mund të krahasohet me udhëtimin në një mal rus ku njerëzit shijojnë gjërat që të shkaktojnë frikë”, shkroi autorja e studimit Christina Sagioglou. /DITA

Share This Article
9 Comments
  • Kafja pa sheqer esht vertet shije kafe,sheqeri ne te do te thot se preferon sheqerin e te emblen e jo shijen e kafese?
    Pra me mir pi sherbet e jo kafe okej me pak sheqer!
    Si te mesohet njeriu zakonisht sheqerin e perdorin tek ne myslimanet?

  • Po normal qe e pim pa sheqer dhe jemi psikopat. Po mos te jesh sot psikopat nuk ecen ne jete. Sic thone ca “te vejn shkelmin ne fyt”..
    Ke fakt, kafja duhet shijuar ashtu sic e ben natyra, pa qumesht ose sheqer.

  • Pa sheqer do te thote me e shendetshme sepse sheqeri te vret. Ndersa kafja me qumesht eshte e keqe per dhembet.

    Po kush ka frike se mos e dallojne per psikopat le ta pije me sheqer.

    Une e pi kafen pa sheqer pa qumesht hapur.

    Bejini te fala asaj ngushtices qe ka bere kete “zbulim” psikopatesh.

  • Gjithe Bota e ka pire kafen pa sheqer.Per here te pare sheqeri u perzje me kafen nga otomanet. Kjo per te vetmen arsye se sheqeri qe ne njohim nuk ka me teper se 200 vjet qe eshte prodhuar. Para tij embelsat perftoheshin ne menyra te ndryshme, por kafja gjithmone eshte pire pa sheqer. Studime te tilla jane te pabesueshme. Mesa duket ka rene konsumi i sheqerit e kompanite e medha sponsorizojne genjeshtra te tilla.

  • o Mark !

    Po cke me Edin ,mor bir ?

    Edi e pi kafen me sheqer dhe te mesme ,kurse ti me duket e do kafen me kastravec….

  • Kam 25 vjete qe pi kafe turke shqeto,pa sheqer dhe pa qumesht.C’kupto
    im ka t’i themi kafe kur e mbushim me me shume qumesht se sa kafe+sheqerin dhe themi qe piva kafe.
    Kafeja e ka shijen shqeto.Une nuk kam shfaqur asnje shenje psikopatie se te pakten cdo vit detyrimisht bej chekup.Po edhe une per 25 vjetet e pare e pija turke me dy luge sheqer,pra sherbet.Njeriu ben si te mesohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *