Juria e çmimit ndërkomëtar “Vita Nova” në edicionin e tretë special në nder të 750-vjetorit të lindjes se poetit Dante Aligeri (1265-2015) ka shpallur fitues edhe poetin shqiptar Dhimitri Pojanaku.
Poezia fituese “Lot i burrit”, apo “Lacrima del Uomo” u përkthye nga poeti Aleksandër Shallvari, i cili ka vite që punon e krijon në Itali.
“Ky çmim në një konkurim ndërkombëtar do të thotë shumë për mua. Është një nxitje dhe muzë e re për krijmtarinë time. Jam tepër i lumtur nga vlerësimi e jurisë italiane. Misioni im është të çoj poezinë shqiptare në sa më tepër vende të botës dhe do e bëj deri ne pikën e fundit të muzës” – thotë Pojanaku.
Pojanaku është premiuar edhe me çmimet “Poezia e Popujve” në Triuggio të Milanos dhe çmimin “Miq pa kufi” në Romë.
Shkrimtarja dhe kritikja Nadire Buzo thotë se vargu e bën Pojanakun lehtësisht të dallueshëm ndër poetë të tjerë.
“Një varg i veçantë që mban me vete pikëllim dhe dashuri. Vetëm në pak vargje poezia e tij arrin të thotë shumë” – thotë kritikja.

URIMET me te perzemerta poetit te madh te qytetit LASGUSHJAN!!!
Ai qytet i bekuar ka lindur, lind, e do te linde perhere bij “PERLA” ne shpirt per ti kenduar ATIJ …dhe JETES mbi DHE .
DHIMITRI na ben te ndihemi krenare qe e kemi bashkeqytetar te qytetit tone te dashur…edhe njemije here URIME …urime…urime !!!!!