Policia e Laçit ka arrestuar dy autorët e vrasjes së djeshme. Në pranga përfunduan shtetasit Xhoana dha Indrit Ndoci, vëlla e motër.
Ata akuzohen se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ndrec Preni, 58-vjeç. Konflikti midis dy familjeve kishte ndodhur prej vitesh për shfrytëzimin e një pylli me gështenja.
Gjatë ditës së djeshme, konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari. Tashmë, policia pritet të zbardhë se cili ka qëlluar me armë drejtim të viktimës. /Dita/
