Një shtetas italian ka përfunduar në prangat e policisë, pasi për tri ditë ka kryer rreth 1 miliard lekë transaksione.
Shuma tejet e madhe, ka bërë që të ngrejë dyshime tek autoritetet për aktivitetin e këtij personi.
Operacioni i koduar “Transaksioni”, përfundoi me arrestimin e shtetasit, Stefano Bottura, 43-vjeç, lindur ne Firence Itali , i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 8 vite e 11 muaj burg për Mashtrim.
Ky shtetas ka kryer transaksione nëpërmjet POS, në data 03-06 Tetor 2015 në vlerën rreth 1 miliard lek në banka të ndryshme në shtete të ndryshme.
Në përfundim të këtij operacioni policor u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
- Një mjet tip fuoristradë Mercedes Benz ML
- Një aparat POS i Raiffaisen Bank
- 850.000 leke të reja
- 60 karta bankare të ndryshme në pronësi të ndryshme
- 8 telefona celulare dhe Ipod
- 2 kompjutera portabël
- Bizhuteri të ndryshme floriri etj
- Dokumentacion i ndryshëm në lidhje me transaksione të kryera, fatura, kontrata pune, deklarime tatimore etj.
Po vazhdon hetimi për dokumentimin e mëtejshëm të veprës penale dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve të këtij shtetasi. /Dita/
