Sipas një raporti të KLSH anëtarët e disa Bordeve të Institucioneve Shtetërore në Shqipëri marrin paga marramendëse, më të larta se sa vetë Presidenti apo Kryeministri.
Anëtarët mund të jenë pjesë të disa bordeve dhe në jo pak raste, ata marrin paratë edhe kur nuk marrin pjesë në këto mbledhje në shuma që mund të shkojnë edhe 1.6 milion lekë të vjetra për një mbledhje të vetme.
Historia përsëritet si gjatë qeverisjes së djathtë, ashtu edhe asaj të të majtë.
Ligji në fjalë është i pandryshueshëm prej vitesh, e ndërkohë një kastë e caktuar zyrtarësh merr nga 4 e 5 rroga ndërkohë që papunësia rritet.
“Rezultoi një numër i konsiderueshëm punonjësish kryesisht të nivele të larta menaxheriale (Drejtorë Kabineti të Ministrave, Këshilltarë, Sekretarë të Përgjithshëm, Drejtorë të Përgjithshëm, Zëvendës Ministra, Drejtorë të Drejtorive etj) të angazhuar në kohë të pjesshme në cilësinë e kryetarëve/anëtarëve në borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera kolegjiale.
Kjo kategori punonjësish përveç pagës në ushtrim të funksioneve te tyre organike, përfiton të ardhura të tjera nga angazhimi në këto struktura kolegjiale, që shkojne nga 2-4 struktura apo edhe më shumë per çdo punonjes, si dhe në disa raste edhe në struktura të sektorit privat, duke perfituar fonde të konsiderueshme në trajtën e shpërblimeve.
Konstatojmë se, në aspektin e performancës në punë dhe kontributit të këtyre punonjësve është realisht e pamundur si kohë fizike dhe jo vetëm kaq, angazhimi njëherazi si në institucionet ku janë të punësuar, ashtu edhe kontributi real në përbërje të bordeve, komisioneve, këshillave apo organeve të tjera kolegjiale” – thotë raporti I KLSH.
Sipas KLSH, këto borde jo vetëm nuk përpiqen të përmirësojnë realisht punën e institucioneve, por janë aq fiktive sa anëtarët nuk marrin pjesë në mbledhje, e megjithatë përfitojnë pagesa që shkojnë nga 60 mijë në 162 mijë lekë të reja për çdo mbledhje që figuron si e tillë në procesverbale.
“Impakti në këto raste është një pjesëmarrje formale, jo funksionale, jo kontribuese, pa efektivitet dhe i vetmi përfitim janë shpërblimet e konsiderueshme monetare vetjake, me pasojë abuzimin me fondet publike.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion, rezultuan pagesa të konsiderueshme të anëtarëve të Këshillave Mbikëqyrës në shoqëritë anonime ndërkohë që këta punonjës nuk kanë marrë pjesë ose kanë marrë pjesë në një numër minimal mbledhjesh, duke sjellë për pasojë absurditete te tilla të pagesave kundrejt mungesës së kontributit, dhe shpërblime për punë që nuk është kryer nga përfituesi, me impakt të drejtpërdrejte abuzim të fondeve publike.
Nga auditimi u konstatuan raste të përfitimit të shpërblimeve të ekzagjeruara për pjesëmarrje në këshillat e bordet, të cilat shkojnë nga 60.000 -162.000 lekë/për mbledhje, në disa raste edhe duke mos marrë pjesë në mbledhje!” – thotë raporti
Raporti i plotë mund të lexohet: KËTU

Nje SKANDAL me vete !!! No coment ! Ilir
Dhori Kule ne 5 borde, me falni bordello.Edhe Shezai Rrokaj ne 5 bordello, me falni borde. Edhe Artan Fuga ne 4 bordello, me falni borde.
Sa kanale kullimi,sa hidrovore do ishin ngritur me keto para!!!>>>
Replike nga Edi Rama: C pune kam une me bordet. Nuk kam shkop magjik
*****Qeverite shqiptare dhe klasa politike shqiptare, keta borgjez te rije 24 vjeçar qe kane veshur petkun e politikanit ne parlament per te ndertuar shqiperine e drejte dmokratike jane sot pasaniket me te mdhanje jane pasuruar vetem per vete,kane grumbulluar pasuri miljona lek ne librezat e tyre ,kudo ne banka te botes,nje these me te holla.!!Keta politikan jane grabites te pasurise se shqiptarve ne paga e pensione me 15-20 fishi me shume.Kjo eshte pa babarazi diskreminim ,shfrytzim ,krime ,grabitje,nga keto politikan me shperblime e privilegje nga me te turpshmet kur populli vuan per buken e gojes.Paga e nje puntori te thjesht eshte 100$.SHqiperia eshte nene trysni te grabitjeve te ketyre nenpunsve politikan grabiqar qe nuk lejon te ngreje koken. Grabitje te pa para ndonjehere ne histori te shqiperise .Te gjithe duhet te qohemi ne kembe te vendosim ekuilibrat politik dhe ekonomik .Po heshtm mbaruam !…, do hame kockat e banketeve te suites kriminale te degjeneruar dhe te pa shpirt,QE SUNDON SOT SHQIPERINE .Suksese K.L.SH. per kete drite qiriu ne funde te tunelit.!~~~~~~~#
KLSH
Shko bej kontroll te projekteve te kaskadave ne KESH dhe te transmetimit ne OST.
Kontrollo blerjet e energjise dhe matesat e saj
Behu e ndergjegjshem dhe mos dergo lolitat ne kontrollin e tyre
Ka dosje ne antikorrupsionin e qeverise per kete pune
Hahahahhaaha….!!!!!
Parate e taksapaguesve Shqiptareve ,, jane investuar mire .
Në , makina luksoze , vila luksoze , veshje luksoze , dreka-darka -martesa luksoze , shkolla te larta elitare , ,,,,,
Poooooooor ,,,, (dhe kjo eshte ajo – pooooooooor e veçante ,qe ndodh vetem ne Shqiperi.)
vetem per politikanet e tyre.
Me rrespekt.!
Ne tête borde eshte vetem Erion veliaj!
Edhe tallet me ne ne biciklete apo ne autobus ne here ne vjet!
Nuk ka te tjere shqiperia por vetem miqte e ministrave qenkan ketu?! Te behet ligji qe kush ka nje funksion ne minstri te mos lejohet ne asnje bord sepse jo vetem fitojne leke kot por nuk bejne punen per te cilen paguhen pra funksionin qe kane sepse e kane mendjen ku fitojne me shume. Te verifikohet miqte e kujt ministri jane dhe te vihen para pergjegjesisi. Po ju o media pse nuk i nxirrni me emra kush jane dhe kush i ka futur. Nese nuk flasim dhe ragojme te gjithe sidomos media na mori lumi…pse vetem lajmi por emra konkrete
Ed Rama…shkopin magjik e ke ne dore me shume se c thua…shtroi bishat se kane dale nga kontrolli…po e shqyejne Shqiperine dhe shqiptaret…leni folklorizmat po vendos drejtesi ne ate vend se per ate pune je zgjedhur.Behuni Ju model moral perpara se te kerkoni llogari .
K L Sh-ja eshte vetem konstatuese ?
Si ka mundesi qe per te gjitha rastet e abuzimit me detyren , te zbuluara prej saj gjate kontrolleve, nuk i ka “hyre gjemb ne kembe” asnje fajtori, asnje personi qe me dashje ka ndihmuar ne shkaterrimin apo tjetersimin e pjesshem apo te plote te pasurise publike ?
KLSh-ja me ne krye Bujar Leskaj bejne show, duke topitur reagimin popullor ndaj “bemave” te politikaneve, pushtetareve tre medhenj dhe te vegjel, sherbetoreve te tyre besnik me duart e te cileve arrihen dhe “u vihet kapak” abuzimeve.
Atje ku fitimi dhe perfitimi eshte me i madh, atje eshte edhe abuzimi me i madh. Pra ne energjitike , miniera dhe nafte(Albpetrol) abuzimi kap vlera qindra dhe miliona euro. A i ka kapur KLSh-ja? – Po, pergjigjen ata.
A ka konstatuar KLSh qe pagat e krereve te institucioneve te tipit Sh.A. ia kalojne edhe pages se Presidentit te Republikes apo pages se Kryeministrit? A e dine keta te fundit qe Administratoret e Sh.A.-ve te Albpetrol, te Ujesjellesave, te Ossh apo Kesh, kalojne vleren e 3 milione lekeve(te vjetra) ne muaj. Kaq syleshe jane qe lejojne nje percudnim te tille te shperblimin sipas ngarkeses se punes?
Mos valle kane me shume “peshe mbi shpatulla” ADMINISTRATORET e Sh.A.-ve se sa Kryeministri i Shqiperise, se Ministrat qe mbulojne keto Sh.A.?
Rrumpalla e propoganduar nga Edi Rama kur ishte ne Opozite, e cila i adresohej menyres se qeverisjes se Saliut, me keqardhje konstatohet se eshte thelluar. (!)
Duket se rrenjet e abuzuesve jane shume te thella, dhe perbejne edhe skeletin e vet sistemit kapitalist rrumpallist te instaluar per Ne, per Shqiperine.
Si lexuese e rregullt e shtypit të perditshem konstatoj me kenaqesi qe ne Shqiperi ,ndonse te paket ne numer, ka ende institucione te cilat kryejne me se miri misionin e tyre. Rasti i institucionit te KLSH eshte per tu vecuar pasi ky institucion si rralle me pare po i ben prezent publikut, parlamentit dhe qeverise rastet e korrupsionit qe kane kapluar cdo qelize te administrates. Faktet e zbuluara nga KLSH flasin vete. Sado qe politika po mundohet te minimizoje pasojat qe erdhen nga lidhja dhe zgjidhja e kontrates me CEZ shihet mire edhe ne rastin e ketyre bordeve drejtuese qe nepunes te larte te administrates brenda nje qarku te mbyllur emerojne njeri-tjetrin ne me shume se dy borede per te perfituar shuma marramendese ne nje kohe qe as marin mundimin per te qene prezent ne mbledhjet e ketyre bordeve. Keta zoterinj me veprimet e tyre fyejne haptaz inteligjencen e cdo qytetari pasi edhe koha faktike e punes nuk do tua mundesonte atyre prezencen ne diskutimet dhe mendimmarrjet e ketyre bordeve. Duket qartazi se anetaresimi ne keto borde eshte nje menyre per te mbushur xhepat disa funksionare. Përvec perfitimit te padrejte te fondeve te buxhetit te shtetit indiferenca e tyre qofte dhe per te qen prezent ne vendimmarrje con detyrimisht ne ato vendime skandaloze si ai i rastit te CEZ. Pergezoj KLSH per punen e palodhshme qe po ben kunder korrupsionit pasi keshtu nuk mund te flitet vetem ne tymnaje per korrupsionin. KLSH i ka paraqitur politikberesve me emer dhe me mbiemer te korruptuarit. I takon asaj te beje pastrimin nga radhet e veta dhe i takon prokurorise e gjykates te jape denimin e merituar per cdo rast korrupsioni.
Mos ia kerkoni kapjen e tyre edi rames, asnje individi.
Kerkoni Institucione qe sillen me ligje e rregulla.
Shkopi magjik ne duart e Rames rrezikon dhune, si e paraardhesve.
Institucioni eshte garanci.
Edi Rama nuk eshte individ si ti dhe une(ne se nuk ke ndonje post ministri)…
Nqs kontrolli thote te verteten ministrat e implikuar te largohen dhe te japin llogari per konflikt interesi)…le te vendosin njerez me integritet qe te krijohet administarte e tille….kerkoj drejtesi dhe jo hakmarrje…..kete shkop magjik do apo nuk do ti dhe une Edi Rama e ka ne dore….Nje i hardallosur si Sala hardallosi nje vend….ky t ua vere kembet ne nje kepuce ministrave se kete e ka ne dore…..nuk flas per gjykatat…flas per ekzekutivin…e kupton qe po vdes shpresa ne kete vend or mik
Merrini ato para dhe jepuani pensionisteve qe ju votojne o rilindasit e Rames
Si ore merrkeni per nje mbledhje ku as nuk shkoni fare sa cmerr pension gjith vitin nje pensionist??
Hajde te majtet e leshit hajde
cdo dite qe kalon KLSH, po na tregon qe po punon me seriozitet dhe me transparence dhe raportet e tyre tregojne problematika si kjo e bordeve. me gjithe keto para te shpenzuara kot mund te ndertoheshin kanale kullimi etj etj.
Tregoni, o shtyp i leshit,emerat e njerezeve qe Jane ne cdo borde gati,tregohu rrogat si ne svicer ,qe populi te mesoje ku shkoje paret e pse disa duhet te shkoje ne burg per nje fakture 50 lekesh!
Shohim cdo dite qe ky institucion denoncon aferat e pista. Vendosmeria e KLSH per te luftuar korrupsion, shprese se nje dite ky vend do te behet. Rekomandime me vlere qe shpresoj qe mos te bien ne veshin e shurdher te disa ligjberesve.
A i din keto gjera kryeministri,ministri i financave ?Kjo eshte PURO vjedhje,pervetesim,pagese qe nuk te takon.Dhe ne presim te na ritet pensioni,piiiikkkkkkaaaaaa.
hahahah po cfare shkruan o sopiqoti “a e di ministri i financave”!!! Je ne metro mo?!
Ja lexo ketu qe te kuptosh se ministri i Financave eshte ekspert i bordeve ku ate e bir bejne namin:
http://telegraf.al/politike/ministri-kryetar-bordi-te-shoqata-e-babait-babai-anetar-bordi-te-ministria-e-djalit
Po deshe denonco edhe kete hajdutin tjeter qe po thyen cdo rekord hajdutlleku me tenderat:
http://www.lapsi.al/lajme/2015/10/13/ish-kompania-e-ministrit-beqaj-10-milion-euro-nga-tenderat-publik%C3%AB
Gjynah per kete popull qe po e rrjepin dita dites dhe pastaj rrime e mendojme si behen njerezit e pasur duke ndenjur gjithe diten kot…….
Kjo eshte pafytyresi, vjedhje, pervetesim, abuzim dhe per te duhet te nxirret pergjgjesia. Cfare ben Ministri i Financave ????.
ministri i financave?:Ai shton nje board tek board et ku eshte tash anetar!
O shqiptare,bene nje referendum per nje ligje anti boarde:asnje zyrtar te halte neper boarde edhe Pike!
JANE PARATE TONA O MILET.
TE ENJTEN TE GJITHE PARA PARLAMENTIT, ME BOMBA MOLOTOV TI DJEGIM TE GJALLE GRABITESIT.