FOTO/ Shkodër, policia sekuestron municione dhe tritol

Saimir Lleshi

Një sasi e madhe armësh dhe municionesh është sekuestruar nga policia e Shkodrës, ndërsa katër shtetas kanë përfunduar në pranga.

Burime zyrtare konfirmuan se janë arrestuar shtetasi Zija Rupa dhe i biri Ylber Rupa, përkatësisht 73 dhe 40-vjeç, banues në lagjen “Zogaj”.

Pas kontrollit në garazhdin e tyre, policia ka sekuestruar një kallëp tritoli 400 gr, një sasi fitili zjarrpërcjellës, 18 kapsolla detonatorë, një automatik dhe dy krehra me 30 fishekë.

Ndërkohë, në pranga ka përfunduar edhe Pal Hila, 66-vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, pasi i është gjetur një armë zjarri automatik, si dhe dy karikatore.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe 71-vjeçarin, Ndue Kola, banues në Bushat, pasi iu gjet një armë automatike me një krehër me fishekë.

b c d

1

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *