Politika e arriti prapë atë që donte

redaktor

Dërguar me SMS

Në 0689073730

Politika e arriti prapë atë që donte. E përvetësoi edhe festën e kombëtares që aq shumë po e priste. Dhe pas kualifikimit mbajti fjalime, shpërndau edhe disa dekorata, a medalje, duke folur me korda të dridhura nga emocioni, e duke bërë edhe analistin sportiv dhe arbitrin moral. Me sa duket në Shqipëri çdo gjë zgjat tri ditë, përveç manisë për t’u dukur dhe për të dalë në rreshtin e parë.

Ligësinë e këtij teatri e plotëson “kryengritja verbale” e opozitës që e ka zënë meraku për përmbytjet. Por nuk harrojmë sesi këta që sot nuk i fton njeri gjëkundi, deri dje festonin me delir 100 vjetorin, për t’ja lënë punën e qarjes së halleve atij që sot shëtit në bulevard në një ceremoni që i ka brenda të gjitha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *