“Crown Agents”: Do vazhdojmë bashkëpunimin me Shqipërinë

Dita

“Crown Agents” përgënjeshtron lajmin e publikuar pak ditë më parë, se do të zëvendësohet nga kompania gjeorgjiane e quajtur “Reformatics”. Përmes një deklarate për shtyp, në të cilën kompania britanike që mbikëqyr doganën shqiptare shprehet e indinjuar lidhur me lajmin e publikuar në media, për kryerjen e një zëvendësimi, për shkak të mos arritjes së rezultateve të pritura.

“Ne gëzojmë shumë respekt për “Reformatics” dhe këshilltarët e tyre dhe i kemi ndihmuar me dëshirën tonë gjatë vizitës së tyre të parë në Shqipëri. Ne po ndajmë me ta sa më shumë informacion që të jetë e mundur për t’i ndihmuar në punën e tyre dhe mirëpresim eksperiencën e çmuar që ata kanë në reformimin e doganave dhe tatimeve. Gjatë fundjavës ne u takuam me këshilltarin e “Reformatics” për doganat dhe besojmë se ishim plotësisht dakord, për sa i përket shumë prej çështjeve që duhen adresuar”, thuhet në deklaratën e David Smith, drejtor i Programit.

Më tej Smith shpjegon arritjet që ka arritur kompania britanike gjatë punës së saj me doganat shqiptare.

“Gjatë 20 muajve të parë të programit tonë ne kemi identifikuar mbi 3500 raste evazioni fiskal apo lloje të tjera mashtrimesh në dogana, çka do të thotë mbi 180 raste çdo muaj. Vetëm në 8 muajt e fundit, ne kemi identifikuar minimalisht 13 milionë euro të ardhura”, shkruan “Crown Agents”.

Share This Article
1 Comment
  • Crown agents eshte kompani pervetesuese.Nuk eshte problemi i zbulimit te kaq rasteve,problemi eshte se ajo i vjedh per vete.Shqiptaret dine ta mjelin vete lopen,Jasht Crown Agents nga Shqiperia !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *