Lionel Messi është duke thyer të gjitha rekordit në histori të Barcelonës por me fanellën e Argjentinës është ende larg tyre.
Por, sulmuesi ka një objektiv afatgjatë, rekordin e Gabriel Batistutës i cili shënoi 56 gola për Argjentinën. Messi është aktualisht në kuotën 31 dhe vazhdon të jetë në ndjekje të 34 golave të Diego Armando Maradonës dhe 35 të Hernan Crespos që ndajnë pozitat dy përkatësisht tre në renditje.
Messit i nevojiten katër gola kundër Venezuelës në Bolivi për t’u ngjitur në podium, vështirë, por jo e pamundur kur kihet parasysh se bëhet fjalë për futbollistin më të mirë në botë.
