Konsumi mesatar i familjeve shqiptare ka qëndruar në vend numëro, që nga viti 2007, duke shënuar shtatë vjet stanjacion, por në të njëjtën kohë, pabarazia në konsum mes të pasurve dhe të varfërve është shtuar, gjë që do të thotë se të varfërit jetojnë sot më keq nga sa jetonin në vitin 2007.
Të dhënat e Institutit të Statistikave të nxjerra nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, një vrojtim kombëtar i kryer vitin e kaluar dhe i publikuar së fundmi, tregojnë se konsumi mesatar mujor i familjeve shqiptare për vitin 2014 qe 69 mijë lekë në muaj. Në krahasim me vitin 2007, konsumi final nuk ka pësuar ndryshime. Por ndërsa konsumi total ka mbetur në stanjacion, gjë që sakaq është tregues shumë i keq për një vend të varfër, statistikat sugjerojnë se brenda konsumit total vërehet një rënie dramatike e shpenzimeve për Ushqim, pije dhe restorante si dhe një rritje të konsiderueshme në disa zëra ku çmimet janë të kontrolluara. Psh, shpenzimet për banesën, ujin, energjinë elektrike dhe qiranë janë rritur me 19 për qind në periudhën nga viti 2009 deri më 2014. Shpenzimet për shëndetin janë rritur me 85 për qind, transporti me 25 për qind apo arsimi me 118 për qind.
Shkurt, shifrat sugjerojnë që shqiptarët janë detyruar të kursejnë aty ku munden ndërkohë që janë përballur me kosto shtesë në mallra dhe shërbime të cilat, në shumicë, kanë çmime të ndikuara nga taksat, ose nga konkurrenca e kufizuar. Psh, konsumi në restorante dhe hotele ka rënë me 33 për qind nga viti 2009 deri në vitin 2014, por shpenzimet për transport janë rritur me 25 për qind, për shkak se çmimi i naftës ka pësuar rritje të vazhdueshme nga viti 2009 deri më 2014.
Nga ana tjetër, shpenzimet për veshje dhe këpucë kanë ardhur në rënie të vazhdueshme por shpenzimet për qira, ujë, energji elektrike apo shërbime bashkiake pastrimi janë rritur me 19 për qind.
Shpenzimet që janë shtuar më shumë për familjet shqiptare gjatë periudhës 2009-2014 janë shpenzimet për arsim, të cilat janë shtuar me 118 për qind, pasuar nga shpenzimet për shëndetësi, të cilat janë shtuar me plot 85 për qind.
Shqiptarët shpenzuan 44 për qind të buxhetit të vet familjar për ushqime në vitin 2014, ndërsa shtëpia dhe faturat u hëngrën 10 për qind pasuar nga transporti me 6.8 për qind.
Konsumi mesatar i familjeve shqiptare nuk merr parasysh luhatshmëritë mes grupeve të niveleve të ndryshme të mirëqënies. Për të bërë të qartë diferencën, INSTAT ka ndarë veçmas konsumin e familjeve që i përkasin 10 përqindëshit të pasur të shoqërisë në krahasim me pjesën tjetër. Kjo ndarje të mundëson të shohësh se 10 përqindëshi i shqiptarëve të pasur kanë shpenzime mesatare mujore prej gati 61 mijë lekësh për frymë ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë ka konsum mesatar prej 17 mijë lekësh. Rrjedhimisht, 10 përqindëshi i pasur ka konsum 3.6 herë më të lartë se sa pjesa tjetër e shoqërisë.
Fakti tjetër është që përgjatë viteve 2009-2014, konsumi i 10 përqindëshit të pasur të shoqërisë është rritur me mbi 20 për qind, ndërkohë që konsumi i pjesës tjetër të shoqërisë për frymë është rritur me 8.9 për qind. Familja shqiptare është zvogëluar ndjeshëm përgjatë pesë viteve për nga numri i anëtarëve për arsye që nuk shfaqen në vrojtim, por që mund të ketë lidhje me emigrimin masiv. Një pjesë shumë e madhe e pabarazisë dallohet se lidhet edhe me faktin që familjet e pasura janë zvogëluar në numër mesatar anëtarësh më shumë se sa pjesa tjetër e shoqërisë.
Pabarazia dallohet edhe nga njëri qark i Shqipërisë në tjetrin. Sipas INSTAT, ndërsa konsumi mesatar mujor i familjeve është 69 mijë lekë në të gjithë territorin e Shqipërisë, në Tiranë konsumi është gati 82 mijë lekë për familje në muaj ndërsa në Elbasan është 53 mijë lekë në muaj. Sipas të dhënave të këtij vrojtimi, aktualisht Korça, Vlora dhe Elbasani janë zonat më të varfëra në Shqipëri ndërsa Shkodra, Lezha dhe Tirana janë më të pasurat. /BIRN

Vlora jete e mot ka qene me e varfer, edhe ne kohen e Xhaxhit ENVER shume e varfer.Shumica e rinise punonte ne bujqesi.Vlora eshte heroike me partine qe as vete nuk e dine.
Nuk dime se si instafi i nxjerr keto te dhena dhe mbi c baze.Ku e3 gjene te dhenen,qe famijet e varfera shpenzojne ne muaj 52 mije leke ne muaj,ku ka me mi8jra famile qe jetojne me asistence,prej 7000 ose 8ooo leke ne muaj.Te varferit dhe sidomos pensinistet,jetojne ne nje gjendje dramatike.Pensionet per turpin e qeverise urriten nje muaj me vonese nga viti kaluar dhe me 1.4 perqin,nje pensionist,qe mesatarisht merr 20000 leke ne muaj sa ju rrit llogariten vet ,se mua me vjen turp t them.Si nuk menduannje here keta politikanet tane te majt e te djathte,qe te kerkojne uljen e pagave te depudeteve,qeveritareve etjer kategori te adinistrate,me qellimin,qe te rritet ndima ekonomike ose pensinet,apo pagat e ulta.Shtesave te varfera dhe pensiniste pa mbeshtetie me nje udhezim hiqet edhe ai kompesim i energjse elektrie ne se nuk harxhojne mbi 200 kw,por pse ky kushte,qe pensionisti,qe kursen,te arxhoje me shume.Turp kush e kabere.