Topalli nderon ish kryeministrat, bojkotojnë Meksi, Fino e Majko

redaktor

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë organizoi pasditen e sotme një ceremoni festive për të nderuar 11 personalitete të rëndësishme të politikës shqiptare dhe asaj të Kosovës. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vendosi të mbledhë për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, shtatë ish-kryeministrat e qeverisë shqiptare, që nga viti 1991 deri në vitin 2005, duke filluar nga Ylli Bufi, Vilson Ahmetaj, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe ish-kryeministrin demokrat Aleksandër Meksi. Por, gjatë ceremonisë është vënë re mungesa e Pandeli Majkos, Aleksandër Meksit dhe Bashkim Finos, të cilët kanë bojkotuar aktivitetin e mbajtur në nder të tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *