Prishtina e Beogradi shprehin gatishmërinë për zbatimin e marrëveshjeve

Saimir Lleshi

Qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë janë zotuar edhe një herë se do t’i mbeten të përkushtuar obligimit për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri me tash në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ky konstatim ka qenë njëri prej rezultateve të vetme nga një takim që të martën mbrëma është zhvilluar në selinë e Komisionit Evropian në një “darkë joformale” të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Se palët kanë përsëritur gatishmërinë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në fund të muajt gusht ka thënë në një deklaratë të lëshuar pas takimit edhe Maja Kocijançiç, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federice Mogherini.

Nga delegacioni i Kosovës,i përbërë nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashtim Thaçi, nuk ka pasur prononcime në Bruksel, raporton nga korrespondenti i “Kohës Ditore”. Ndërkaq nga delegacioni i Serbisë gazetarëve u është drejtuar vetëm ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, dhe atë me një dozë shumë të vogël të hollësive rreth asaj që ka ndodhur në këtë takim.

“Nuk kam kompetenca për të dhënë shumë detaje. Takimi ka qenë shumë i vështirë. Ne kemi përsëritur gatishmërinë tonë për të përmbushur marrëveshjet e arritura. Edhe delegacioni i Prishtinës ka bërë një prezantim të tillë”, ka thënë Daçiç, duke paralajmëruar se për hollësi të tjera opinionit do t’i drejtohet kryeministri Aleksandar Vuçiç. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë ka thënë se “Serbia ka dëshmuar një sjellje konstruktive, por përshtypja është se kjo nuk po kuptohet sa duhet nga ana e Bashkimit Evropian”.

Diplomatët evropianë kanë përsëritur se presin nga Prishtina dhe Beogradi që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog dhe se nga përparimi në këtë drejtim do të varet edhe progresi në procesin e integrimeve evropiane. Në rastin e Kosovës kjo nënkupton nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit së shpejti, ndërsa në rastin e Serbisë hapjen e negociatave për kapitujt e parë në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Rezultatet e dialogut dhe përparimi në normalizimin e raporteve pritet të përfshihen edhe në raportet vjetore të progresit, të cilat do të miratohen javëve në vijim në Bruksel.

Sa i përket kundërshtimeve që dëgjohen në Kosovë ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel, diplomatët evropianë përsërisin se “është legjitime të ketë kundërshtime, por kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore dhe pa dhunë”.

 

Share This Article
2 Comments
  • Keshtu e ka bere Evropa kolonizimet ne afrike e azi ne menyre paqesore dhe pa dhune dhe tani i ka hak te gjithe ata emigrante qe po i kthejne reston.
    Po si ka thene PIKTORI prisni se nuk keni pare gje akoma, ne kete dynja do te lahen te gjithe gjynahet qe europa i ka bere popujve te tjere.
    Kurvat e Europes dhe Shqiperine keshtu e copetuan dhe pse nuk u kundershtua me dhune shqiptaret jetojne ne 5 shtete te ndryshme.

    Mendoj shpesh se ku e ka zanfillen terrorizmi apo mafia. Edhe pafuqia per padrejtesite e bera ndaj nje populli apo grupi njerzish te drejte por te pafuqishem kundrejte mafiozeve krimineleve dhe hajduteve me kollare
    Ne ke vend te Europes apo te botes jane krijuar zajednica apo kufiri i merret nje shteti te varfer dhe i jepet nje tketri se i do prapanica pederasteve te Europes? Perse nuk e kenaqin serbine ( qe mos i iki tek rusi) dhe ti japin nje cop[e toke nga vendet e tyre.

    Neser Kosova do te kthehet si palestina dhe izraeli por te jene te sigurte se kjo do t;i bjere ne koke edhe qelbesirave te europes.

  • Kjo eshte nje loje shume e piset .

    Sa per mareveshjet e asocijimit apo hapje negociatash keto jane te gjitha gogla me rigon -dmth pordhe me rigon qe jo vetem Shqiperise dhe Kosoves por edhe popujve te tjere qe jane ne Europe si po vene punet as nuk kane se cfare ti duhen fare Keto jane marifete per te mbajtur popujt e vegjel ne rrjesht te gatshem per kusure pazaresh te medha Asnje gje tjeter.
    Qelbesirat qe drejtojne shqiperine dhe Kosoven kaq gje e dine mire por ajo karrike dhe thesi qe duhet mbushur eshte me i rendesishem per ta,
    Popujt duhet te ngrihen dhe te mos e lejojne keto pazare te pista.
    Greqia eshte km larg nesh dhe e pame shume mire se ç’fare i ndodhi. Shqiperia dhe Kosova nuk kane nevoje fare as per stabilizim asocijim dhe as per Europe kane nevoje ti lene te zhvillohen me mire vete, pak nga pak e mos fusin hundet dhe te dekorojne kriminelet vrases ne pushtet me dekorata “burra shteti”
    Natyrisht qe perendimoret duan qe ata te na grabisin naften dhe pasurite netyrore dhe ne vetem te harxhojme kalorite e pakta qe kemi ( natyrisht se mielli eshte per bageti dhe aflatoksina dhe ne nuk kemi fuqi te luftojme ) vetem te protestojme ne menyre paqesore vetem … protesta paqesore se merziten serbet dhe plehrat perendimore.

    Eshte TURP TURP I MADH qe do e kuptojme me vone si avazi i nastradinit se cfare po bejme qe nuk po e kundershtojme pislleqet e Europes dhe me tej Atllantikut.

    Mendoni kush jane personazhet… Maja Kocijançiç.. hardhuca qe fajesoi skuadren kombetares se e futbollit shqiptar dhe qe gazetarja shqiptare Erisa Zyko e gozhdoi me shpatulla ne mur.
    Ndiqni shembullin e saj dhe mos lejoni tju marin neper kembe deficientet dhe horrat e Europes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *