FMN: Rritja e taksave nuk shtoi të ardhurat, biznesi të edukohet

Saimir Lleshi

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se rritja e taksave në dy vitet e fundit nuk ka sjellë të ardhurat që priteshin në buxhet, duke detyruar qeverinë të ndërmerrte fushatën anti-informalitet.

Përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, deklaron se nuk ka hapësira për ulje taksash me përjashtim të sektorëve të caktuar si turizmi. Reinke deklaron se FMN synon të evitojë rritjen e taksave dhe këshillon qeverinë të rrisë të ardhurat.

I pyetur për aksionin e nisur që në muajin shtator, Reinke thekson se nisma ka ardhur për shkak të informalitetit të lartë. FMN-ja thekson se mbështet nismën kur bie fjala për të zbatuar ligjin.

Ne sigurisht e nxisim qeverinë që të zbatojë praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të zbatojë një fushatë që është e drejtë, ku të trajtohen të gjithë agjentët ekonomikë dhe taksapaguesit në mënyrë të drejtë dhe sigurisht për t’i detyruar ata të paguajnë taksat që janë detyrim ligjor për t’u paguar dhe të zvogëlojnë sa më shumë rastet e mospagesës së taksave”, thekson ai.

Për sa i përket nismës së qeverisë për të dënuar me burg të gjithë ata që i shmangen detyrimeve tatimore, përfaqësuesi i FMN-së thotë se çdo fushatë duhet të ketë dy aspekte, së pari ndërgjegjësimin dhe krijimin e një klime për të paguar taksat dhe së dyti ashpërsimin e ligjeve nëse dështon aspekti i parë.

I pyetur për një rritje tjetër taksash, Reinke tha se FMN-ja do të donte që ky të ishte opsioni i fundit.

Ne nuk e kemi diskutuar ende me qeverinë në detaje dhe rritja e taksave është gjëja që edhe me qeverinë do të donim ta evitonim. Ajo që ne do të dëshironim ishte zgjidhja që do ta zgjeronim bazën e tatueshme. Pra, të sjellim më shumë njerëz, më shumë kompani në sistemin e pagesës së taksave që janë tashmë në fuqi”, nënvizon ai për Ora News. /Dita/

Share This Article
5 Comments
  • O toç , kur nuk ka , nuk ka ! Rrit cfare te duash ne letra ! O kafshe qe nuk dini gje tjeter veçse te kafshoni ! Kafshoni letrat tani , ose vete trupat njerezore siç po beni anekend !

    S’keni nga ia mbani ! Po doni pjese luani , duhet me e rrit dhe majmur viçin social , ndryshe kenaquni me kermat , deri sa te mbarojne dhe ato ! Pastaj kthehuni dhe hani ate qe beni vete ! Dhe kur ajo t’iu mbaroje , filloni dhe hani njeri tjetrin me luctera siç keni bere perhere !

  • Shqiperia nen trysnin e fmn ku kjo esht nje nder faktoret kryesore te renimit ekonomik dhe inflacion te lart ne krahasim me rogat mujore per interes te shteteve qe japin kto kredi te quajtur fmn!
    Reforat duhen nisur nga roga e kryeministrit kreut te shtetit e me radhe zvendes kryeministrit e me ministrat e deri tek me i vogli ne administraten shteterore!
    Kto ngritje pagash gjithnje kan ritur ndjeshem interesin e shteteve te tjera per sa i perket importeve konsumit ne dobi te shteteve te industrializuara dhe renimit total te ekonomis te dobet shqiptare duke e bere shoqerin teper te korruptuar per standarte qe esht e pa mundur ne nje ekonomi te nje niveli 0ne ķrahasim me vendet qe permenda me lart,!

  • FMN duhet te spjegoje ku shkroi borxhi qe mori qeveria dhe Sa ndikoi ne rritjen ekonomike e ne punesimin.Sa u shkurtuan shpenzimet e lluksit administrativ.Nje vend I varfer qe mban nje parlament e nje qeveri te fryre.Qe mban borde ,shoqata ,e parti qe I Jane qepur si shushunjat buxhetit te shtetit.
    FMN duhet te kerkoje percaktimin e minimumit jetik .Te ndale borxhet qe vec sherbejne per te majmur hajdutet se ndryshe po punon kunder shqiperise dhe duhet te protestohet deri Sa te flaket jashte vendit.

  • ne shqiperi po nuk u luftua korrupsioni ;;;;jo f m n ;;por edhe zoti nuk do ti beje derman ;;; qeveria ne rradhe te pare te luftoje vjedhjet e medha ;;biznesat qe kane vite qe spaguajne ;;rritja e taksave ;;; kunder popullit qe eshte i varfer ;;; dhe nuk ka me ;;; taksat duhet te mbillen gjikes mziut dhe berishes bashes ;;; qe bejne pallate dh se cajne koken per popullin dhe kane vite pa paguar ;;; dhe qeveria taksat qe i mbledh te paguaje popullin ;;; te bleje lope per fshataret ;; te bleje anije peshkimi per qytetaret ne breg te detit ;; kemi nje vend te mrekullueshem por nuk kemi ekonomista ;; nuk kemi nje ;; de biazi ;;;ne qeveri ;;

  • saliu bir i perkedhelure i amerikes qe i sherbeu me mire sec e mendonte duke e cuare ne zero token shqiptare says:

    injorantete e kesaje organizate te pabese e te poshter nuk e kuptojne qe nje nga piakt baze te te ardhurave eshte marja njehe se po te keme si ne vendet europjane nga 1200 apo 1500 euro ka shpenzime dhe qarkullim po po na vdesin me pahire me 200 euro dhe duane fitime po keshtu eshte kure ka injorante dhe njerz te blere per te shkatruare shqiperin pastaje ato te ardhura qe vidhen nga firma teroriste amerikane e turke e greke e serbe e ialiane me cmime te larata mirja perqinde pse nuk flete ky po jane dakorde qe 130 km ruge e bene 2 miliarde pse e lene kete po jeta si pashallare te politikanve pisa te shqiperis dhe dalin pa lagure neper gjykata ku duke hapure qe nga veshjete e makinate pale ato qe sduken pra kete vende e duane per ta grabiture dhe kete populle e duane skllave pa llogariture vjedhjete ne miniera e nafte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *