Ismail (Ballist) Morina ia doli me sukses që të jetë pjesë e diskutimeve edhe të krerëve më të lartë të Shtetit.
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, i cili zhvilloi një takim dy ditë më parë me Morinën, tha se ai mund të lirohej me amnisti të Presidentit të Republikës.
Braho tha se kjo ishte mundësia e vetme ligjore për lirimin e tij, me pretendimin se ka bashkëshorten dhe dy fëmijë pa të ardhura minimale për të jetuar. Por, Presidenca ka deklaruar se këtë kompetencë e ka Parlamenti dhe jo Presidenti.
“Amnisti jep vetëm Parlamenti (ky aktuali ka bërë dy herë deri tani). Presidenti nuk ka kompetencë për dhënie amnistie. Presidenti ka kompetencë vetëm ulje të viteve të dënimit ose falje të viteve të mbetura të dënimit. Nëse Parlamenti do ia japë këtë kompetencë Presidentit, pra amnistinë, Presidenti do ta shohë me përparësi rastin e Ballist Morinës”, kanë pohuar burime nga Presidenca, cituar nga “Panorama”.
Përveç kreut të komisionit të Sigurisë, Braho, Morina është takuar edhe nga nënkryetari i këtij komisioni, Edi Paloka. Opozita ka kërkuar publikisht lirimin e tij nga burgu, me pretendimin se armët që mbante i kishte për vetëmbrojtje. Kërkesën e ka bërë edhe vetë kryetari i PD-së.

Sa turp,qe me nje Ballist Morina,nje njeri i papune,por qe ecen me Rand Rover;me nje njeri qe mban edhe dy revole me vehte,sikur vetem ky kercenohet,ndersa ata mijra te ngujuar per gjakmarrje nuk kercenoheni;me nje njeri i cili na krijoj gjithe ato telashe ne ndeshjen e futbollit ne Beograd,merret e gjithe politka jone e majte dhe e djathte e deri tek palopresidenca…..