Rama në forumin ekonomik në Çeki: TAP hap një epokë të re bashkëpunimi

Saimir Lleshi

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në një takim me sipërmarrës dhe investitorë çekë, duke theksuar se ka ardhur momenti për një dinamikë të re midis dy vendeve. Dy kryeministrat u angazhuan për t’i dhënë një impuls të ri bashkëpunimit në fusha me dobi të përbashkët, si turizmi, bujqësia, energjia, infrastruktura.

 “Nga janari 2005, Shqipëria ka eksportuar në Çeki, mallra me vlerë 48.9 milionë euro, ndërsa Çekia ka eksportuar në Shqipëri, mallra me vlerë 225 milionë euro. Peshën më të madhe të importeve nga Çekia e përbëjnë makineritë dhe të eksporteve nga Shqipëria, mineralet dhe mallrat e konsumit. Shifrat e sotme janë krejtësisht të papranueshme në raport me ambiciet e përbashkëta për të ardhmen”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë u shpreh se projekti i gazit TAP do të rrisë bashkëpunimin në këtë drejtim. “Projekti madhor i TAP-it që do të pasohet më gazifikimin e vendit do të rrisë ndjeshëm potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve tona”, u shpreh Kryeministri.

Nga ana e tij, kryeministri çek u shpreh se dy vendet kanë humbur shumë vite, ndërsa potencialet e bashkëpunimit janë shumë të mëdha.

 “Në marrëdhëniet bilaterale, ne kemi humbur shumë vite. Për mendimin tim, shkëmbimi nuk i përgjigjet potencialeve që mund të thithë tregu shqiptar dhe çek. Marrëdhëniet tona ekonomike kanë nevojë për një impuls të ri”, u shpreh kryeministri çek Sobotka.

Prej disa vitesh, turizmi përbën një fushë me atraksion të lartë për çekët. Duke evidentuar këtë fakt, Kryeministri Rama theksoi se qeveria shqiptare e sheh me interes rritjen e numrit të turistëve nga ky vend.

“Ne shikojmë me interes të madh rritjen e numri të turistëve çekë në Shqipëri; 14 mijë verën e shkuar, shumë më tepër sesa një verë më parë dhe akoma më tepër se dy sezone më parë. Por edhe kjo shifër është vetëm një sinjal domethënës për sa shumë më tepër Shqipëria mund të thithë. Aprovimi i ligjit të ri për turizmin në Shqipëri krijon hapësira të reja dhe lehtësira të mëdha për çdo investitor” u shpreh Rama. /Dita/

 

Share This Article
5 Comments
  • TAP-I PER CEKET? MOS ESHTE NJE LAJTHITJE KRYEMINISTRORE O EDI ARTISTI?

    Ne Boten Demokratike investitoret nuk yshten me parrulla allogjike bolshevike, por pyetja e pare qe i bejne ofertuesit eshte:

    SA DO TE FITOJME NGA KY INVESTIM?

    Projektit TAP nuk i mjafton vetem deshira e SHBA per kete projekt, sepse amerikanet e kane treguar me vepra se nuk i hedhin LEKAT badiava sic i hodhi Saliu ne rrugen Durres-Kukes, prandaj vetem deshirat qe vijne matane oqeanit per TAP-in nuk mjaftojne per t’i bere ato realitet, por duhen shume LEKA dhe llogari fisibiliteti dhe kur keto llogari kapitaliste tregojne se fitimi i investitorit nuk eshte interesant ose i pasigurt investitoret serioze i kthejne kurrizin ne kerkimin e nje projekti tjeter. Prandaj edhe na cudit mjaft ftesa qe i ben kryeministri yne investitoreve ceke per projektin e taposur nga emisaret e BE-se TAP, sepse pyetja e pare qe do te bente cdo njeri me llogjike elementare ne kete situate do te ishte:

    CFARE INTERESI KANE INVESTITORET CEKE PER GAZESJELLESIN E AZERBAXHANIT TAP?

  • Me sa duket oreksi vjen duke ngrene dhe meqe ia bene fora me 600 milione euro me CEZ tani duan te vjedhin ndonje 600 milionesh tjeter ne bashkepunim me ceket me sebep TAP-in.

  • Edvin Rama,po forcohet,duke rrit bashkpunetoret.Numri i vendeve mbeshtetese te Rames,ka kaluar shifrat mbi disa qindra! Krimineli Edvin Rama,shef i qeveris shef i droges,mallrat qe eksporton ,si hashashi,dhe droga,ja rrisin bugjetin e Shtetit mafijoz,qe eshte i grasatum ,jashte normave kushtetuese,ku rryshfeti e droga bejne kerdine! Vendi me ujrat me te shumta ne Bote eshte kthyer ne nje plantacion droge e hashashi,ku ne vend te droges te mbillej drithi,dhe vendi te mos varej nga eksporti.Edvin Ktristaq Rama,qe nuk e din as vete se qeshte,thote jam Shqiptar,sepse quhem Edvin,thot jam i Krishtere sepse quhem Kristaq,thot jam musliman sepse quhem Ram,por Populli,nuk i intereson qeshte Edvin Kristaq Rama,Populli nuk e ka votuar,shumica e votave nuk i ka marre,i marri,sepse shumica nuk votoj,pra jep dorheqjen o i grasatumi kok e kembe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *