DITA! Opozita është pasuri kombëtare dhe ka përgjegjësi për bërjen e reformave, për luftën ndaj korrupsionit, për dekriminalizimin e për çdo sektor tjetër. Fatkeqësisht ajo është opozitë e shpartalluar, drejtohet nga dy kryetarë, një de jure dhe një faktikisht. Kjo rrjedh se në dy humbjet që pati, të vitit 2013 dhe 2015, nuk bëri analizën e duhur. Thotë se ka fituar me më shumë vota se më parë, ndërkohë që humbja qe katastrofike. Shqupasi Lulush nuk e bën analizën se ka hall se ikën nga karrigia, në një kohë që ai duhet ta dijë se prapanicën ka të tijën, karrigia është e anëtarëve të kësaj partie. Ai është si dhia e zgjebosur me bishtin përpjetë. Ai ka harruar se ka vjedhur 230 milion euro në Rrugën e Kombit, ka vrarë 4 vetë në 21 Janar, ka shitur detin e zullume të tjera.
Opozita nuk është për dekriminalizimin. Ajo në Kuvend ka deputet Ristan rakinë të dënuar për korrupsion, Fatmir Mediun të dënuar në Itali për prostitucion, ka dhe Xhelal Mziun në Kamzë për shpërdorim detyre. Po ta donte vërtetë dekriminalizimin, pse i kandidoi, ose pse nuk i heq? A ka fytyrë të flasë për të dyshuar në PS? Ne i themi “ja ujku”, ajo thotë “do gjej gjurmët”! Pra, Shqipëria është pa opozitë dhe kjo është fatkeqësi për një vend.
Letër e nënshkruar
Vasil Thanasi
