Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë qenë kryetemë këto ditë falë kualifikimit të Kuqezinjve në ‘Euro 2016’.
Revista Class ka bërë një shkrim për gjysmën e bukur të tyre. Në fotografitë e mëposhtme mund të shihni partneret e disa prej heronjve tanë.
Elseid Hysaj dhe Miss Shqipëria
Elseid Hysaj është 23 vjeç dhe luan si mbrojtës krahu me Napolin në Itali. Ai është qe tre vjet pjesë e Kombëtares. Partnerja e tij, Fiorenza Lekstakaj, është shpallur ‘Miss Shqipëria’ në kalanë e Bylisit, me vota unanime nga e gjithë juria. Edhe ajo jeton në Itali. Historia e tyre e dashurisë është kurorëzuar me një dasmë të madhe përpara një viti.


Italiania që ia ndërroi mendjen Lorik Canës
Një histori tipike dashurie, nga ato që të duken sikur i ke parë nëpër filma, ishte ajo mes kapitenit Lorik Cana dhe arkitektes italiane, Monica. Ai ka thënë që kishte dashur gjithmonë një vajzë shqiptare, por zgjodhi të martohej me Monican vetëm pasi u bind që fëmijët e tyre do flisnin shqip dhe do t’i ruanin traditat. Është e njohur fraza e Lorikut që shqiptarët nuk ndalen derisa të bëjnë djalë dhe djali i tyre i parë ka ardhur në jetë disa ditë më parë. Prova që ai do rritet si shqiptar, nis me emrin me origjinë ilire, Boiken.



Migjen Basha dhe gruaja e tij
Djali nga Suhareka i lindur në Zvicër, i cili sezonin e fundit është kthyer të luajë për qytetin e lindjes, Lozanën, është martuar në vitin 2013 me një shqiptare. Çifti ka një vajzë, Alisian.

E bukura që ia rrëmbeu zemrën Andi Lilës
Futbollisti nga Kavaja është në lidhje me Ornelën – vajza e bukur bionde i ka rrëmbyer zemrën prej kohësh 26-vjeçarit që luan në Itali. Janë bashkë prej disa vitesh dhe që nga marsi ndajnë gëzimin e madh që u fal fryti i kësaj dashurie, djali Ayan.


Pranvera e Arlind Ajetit
I lindur në Zvicër, Bazel, ku edhe luan me skuadrën lokale, Arlind Ajeti ka zgjedhur një vajzë shqiptare për të kaluar jetën. Vetëm 22 vjeç dhe ka arritur të jetë pjesë e kombëtares, por nuk është ky i vetmi hap i madh i hedhur në moshë të re. Në qershor ai është martuar me të dashurën e tij, Pranverën, në një dasmë intime dhe menjëherë më pas është nisur për të luajtur kundër Francës.


Gjimshiti dhe e dashura e tij super-seksi
Berat Gjimshiti jeton dhe luan në Cyrih, ndërsa nuk të habit fare që ka në krah një të dashur super seksi. Modelja Alisa Menkovic nga Serbia, jeton me Beratin dhe në çdo foto duket edhe më e bukur.


