Ministri i Tregtisë dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj mori pjesë në përvjetorin e 15-të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ministri njoftoi se fokusi në të ardhmen mbetet biznesi i madh, të cilit qeveria i ka lënë kohë tre muaj të vetëkorrigjohet.
“Fokusin e kemi te sipërmarrja , te biznesi i madh dhe në të njëjtën kohë jemi shumë koshientë e të ndërgjegjshëm që nuk do të duhet të shkojmë dhe të vendosim gjoba, por do duhet të bëjmë vizita fiskale për korrektim . Sipërmarrja ka 3 muaj kohë të vetëkorrigjohet. E madhe, e mesme apo e vogël në mënyrë që mos të pësojë asnjë ngërç në zhvillimin e vet”, tha Ahmetaj.
Sipas tij, qeveria ka një rekord pozitiv me dhomat e tregtisë duke veçuar atë amerikane, e cila u vlerësua edhe nga ambasadori amerikan. Diplomati i SHBA e ftoi dhomën amerikane të zgjedhë partnerët e saj të bashkëpunimit.
Drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford i kurseu tonet kritike të viteve të fundit ndaj aksionit të qeverisë për informalitetin dhe zgjodhi ta përcjellë me humor atë.
“Përgjatë viteve ka nisma të ndryshme qeveritare, përsa i përket legjislacionit për një shembull konkret unë shkova të printoj fjalimin tim në një dyqan dhe për printimin me dhanë një faturë me TVSH. Ne si dhomë amerikane duhet të japim shembull, gjërat fillojnë në nivel vendor, në nivel individi dhe në nivel biznesi”, deklaroi Mark Crawford.

Permiresimi i klimes se biznesit eshte i domosdoshem. Aksionet e ndermarra nga qeveria me qellim minimizimin ne maksimum te informaliteit vetem sa e ndihmon biznesin e rregullt. Formalizimi i bizneseve eshte edhe ne te mire te qytetareve dhe shtetit.
Gjerat kane filluar te levizin per mire. “Lufta” e nisur ndaj evazionit fiskal te vazhdoje me tej e te dergohet deri ne fund. Keshtu bizneseve u rimbursohen TVSH-te, shteti akumulon me shume te ardhura kjo perkthehet ne me shume investime per komunitetin si :shkolla, rruge, spitale etj.
E verteta eshte se informaliteti ne Shqiperi ka ardhur duke u shtuar si pasoje e keqmenaxhimit 23 vjecar. Kjo nderhyrje e qeverise aktuale e cila ka si synim formalizimin e bizneseve eshte ne te mire te te gjitheve
duhet te jemi realiste qe situata ne vend ka ndryshuar thuajse teresisht sidomos situata ekonomike!
nga nej vend ku njerezit ishin mesuar te punojne ne informalitet po kthehemi ne nje vend ku njerezit zbatojne ligjet, qofte nga deshira qofte nga masat shtrenguese.
Ama dicka eshte e sigurt,tashme realisht po ndertohet nje shtet ligjor !
me ne fund po kthehet dhe biznesi ne rruge te drejte se der tani nuk kishin te ngopur me milionat qe perfitonin ne kurriz te shqiptareve. te pakten tani po u kerkohet llogari dhe bizneseve pa bere dallim nese jane biznese te medha apo te vogla !