Rikthehen shpërthimet me eksploziv në Krujë, në shënjestër një dyqan

Saimir Lleshi

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës së shkuar në fshatin Nikël të Krujës.

Shpërthimi ka pasur për shënjestër dyqanin e shtetasit me iniciale G.M.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për rastin.

Në Krujë janë regjistruar dhjetëra shpërthime dy vitet e fundit, ku në shënjestër kanë qenë kryesisht biznese. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Sapo e tha mero baze ne editorialin e tij te tema, nje nga metodat qe perdor berisha per te ardhur ne pushtet eshte tritoli. Eshte Dora e berishes qe ve tritol. Kur do te veproje shteti mbi kete terrorist tritoli?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *