Bashkim Evropian plan me Turqinë për menaxhimin e krizës së migrantëve

Saimir Lleshi

Udhëheqësit evropian do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar rreth masave lehtësuese për krizën e migrimit në rajonin e Mesdheut dhe në Turqi.

Rreth 600 mijë emigrantë kanë mbërritur në Bashkimin Evropian këtë vit nëpërmjet detit nga Turqia thonë organizatat ndërkombëtare.

Turqia mendohet se ka pritur rreth 2 milionë emigrantë, shumica e të cilëve nga Siria fqinje që gjendet në luftë prej më shumë se tre vite. Për këtë arsye, udhëheqësit e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë duke kërkuar bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë.

Ata janë duke kërkuar një plan të përbashkët me qeverinë turke, e cila përfshin:

-Mbështetje më të madhe financiare dhe procedurale për Turqinë për t’u marrë me emigrantët
-Marrja e lejes nga Turqia për të patrulluar në bregdetin e saj
-Luftim i kontrabandimit të njerëzve
-Si dhe forcimi i operacioneve të kthimit.

Në këmbim, Turqia do të ndërmarrë masa të ndryshme duke përfshirë zbatimin e procedurave të azilit si dhe duke i dhënë përparësi “hapjes së gjashtë qendrave të pritjes së refugjatëve të ndërtuara me bashkëfinancimin e BE-së”.

Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans ka udhëtuar për në Turqi të mërkurën për të diskutuar krizën emigrantëve. “BE ka nevojë për Turqinë dhe Turqia ka nevojë për BE,” tha ai.

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të udhëtojë për në kryeqytetin turk Ankara në fundjavë për bisedime më të ngushta. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *