Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, deklaroi se të gjithë qytetarët duhet të japin kontribut në kuadër të nismës “Tirana dhuron”.
“Të gjithë qytetarët duhet të japin kontributin e vet sepse do të na jepnin shumë ndihmesë. Mund të dhuroni gjëra materiale ose kohë në Shtëpinë e Fëmijës”, tha Veliaj.
Kryetari i bashkisë shtoi se “Tiranës i duhet një grupim idealistësh”.
“Kontributi i Tiranës duhet të jetë me vepra të mira që do të bënin krenare Nënë Terezën. Ky është mesazhi im, ta përkujtojmë shenjtoren tonë me vepra të mira”, u shpreh Veliaj.
