Kriza ul kredinë në euro, rrit atë në lekë

redaktor

Nëse flasim për kreditim në ulje, deri në nivelet më të dobëta të saj, shihet dhe një fenomen tjetër. Është ulur kreditimi në valutë dhe shqiptarët kanë preferuar të marrin kredi në monedhën e tyre. Sipas statistikave zyrtare të Bankës Qëndrore në fund të janarit të këtij viti, kredia në lekë përbënte 37.7% të portofolit të kredisë për ekonominë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2012, kredia në lekë zinte 33.7%, çka tregon se brenda një viti pesha e kredisë në monedhë vendase është rritur me katër pikë përqindjeje. Po të shohim ecurinë e ndarë të portoflit sipas monedhës, kredia në lekë në fund të janarit kishte vlerën e 203.5 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 14%. Ndërsa kredia në valutë ra në 336.5 miliardë lekë, 4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kriza bëri që shumë prej bankave të huaja të mos dispononin më mbështetjen me linja financimi në valutë huaj dhe kryesisht në euro. Rritja e kredive me probleme bëri që banka të veçanta të përballen me rënie të treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit. Në këto kushte, ato janë detyruar të kufizojnë kreditë në valutë, që kanë një koeficient rregullator rreziku 50% më të lartë se kreditë në lekë. Kjo do të thotë se një kredi në valutë, e pambuluar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, i kushton bankës 50% më shumë, në kuptimin e mbulimit me kapital, sesa një kredi ku të ardhurat e huamarrësit janë në të njëjtën monedhë që jepet kredia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *