Shkodër, grabitet me armë në mes të qytetit 30-vjeçari

Saimir Lleshi

Një shtetas u grabit në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm.

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Isa Boletini”, ku nën presionin e armë, është grabitur shtetasi me iniciale E.S., 30-vjeç.

Policia bën me dije se këtij shtetasi i janë grabitur 80 mijë lekë të reja. Autori i ngjarjes mbetet i panjohur, ndërsa kishte në dorë një pistoletë. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *