Reforma në Drejtësi, PD ua dërgon draftin e vet Komisionit të Venecias dhe diplomatëve

redaktor

Partia Demokratike i ka dërguar një Draft të sajin Komisionit të Venecias në lidhje me reformën në drejtësi, ndërsa draftin ia dërgon edhe Ambasadës së SHBA, zyrës së BE-së në Tiranë dhe OSBE-së. i firmosur nga Eduart Halimi, në drafin 54 faqesh, midis të tjerash theksohet se kjo reformë por kryhet me shpejtësi dhe pa marrë opinionin e ekspertëve. Demokratët thonë se opozitës i është lënë vetëm tri ditë kohë nga mazhoranca për të paraqitur propozimet e saj, çka sipas demokratëve është e pamjaftueshme për të përpiluar propozimet.

“ Opozitës parlamentare nuk iu dha asnjë mundësi për të shprehur mendimin e saj mbi projektligjin apo për të sugjeruar zgjidhje të reja apo propozime për përmirësime të mundshme, përpara se drafti t’i paraqitet për mendim Komisionit të Venecias. Dëshirojmë të theksojmë se kjo është hera e parë në Shqipëri, që hartohen ndryshime të tilla thelbësore kushtetuese, në fshehtësi të plotë, dhe opozitës parlamentare apo ekspertëve të caktuar prej saj, nuk i jepet asnjë mundësi për të kontribuar në përgatitjen e tyre apo për të dhënë mendim mbi to, edhe pse votimi i tyre në Kuvend kërkon ligjërisht edhe votat e deputetëve të opozitës”, thuhet në dokumentin e PD-së.

Opozita thekson se ndryshimet kushtetuese po bëhen gjithashtu me shpejtësi nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë. Kjo sipas dokumentit, do të paraqesë dy problematika në të ardhmen.

“Cilado qoftë arsyeja e këtij nxitimi, për ne është e papranueshme që procesi i hartimit të ligjit më të rëndësishëm të organizimit shtetëror të tregohet një mungesë kujdesi në nivel teknik, sepse këto gabime sjellin dy pasoja të rënda. Së pari, gabime të tilla shkaktojnë cenimin e qëndrueshmërisë së tekstit tërësor të Kushtetutës sepse nuk përdoret një gjuhë e harmonizuar. Së dyti, gabimet teknike krijojnë paqartësi të normës kushtetuese, të cilën doktrina dhe jurisprudenca kushtetuese e emërton si një element të papajtueshëm me sigurinë juridike, që mbart rrezikun e keqinterpretimit praktik të tyre”, thuhet në dokument. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *