Çudia! 2.3 milionë persona aplikojnë për një vend pune…si roje nate

redaktor

Në të gjithë vendet e botës të gjesh një punë nuk është e lehtë. As në Shqipëri sigurisht! Por, në disa vende situata është edhe më dëshpëruese. India është një prej tyre, vendi i dytë në botë për numrin e popullsisë.

Shteti numëron rreth 5% nivelin e papunësisë. Shifra nuk duket e madhe, por në një vend me popullsi mbi 1 miliardë banorë sigurisht që është përtej të zakonshmes. Disa qytete në këtë vend aziatik janë tejet të varfra dhe numri i të papunëve është tejet i lartë.

E imagjinoni dot sikur të jetonit në këtë qytet (Uttar Pradesh) dhe të aplikonit për punë? Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por situata ndërlikohet kur bashkë me ju aplikojnë për të njëjtin vend pune edhe 2.3 milionë persona të tjerë.

Bëhet fjalë për zonën indiane të Uttar Pradeshit, ku qeveria e këtij shteti shpalli një njoftim online për një vend pune. Në shtator kishte aplikime të shumta, ndërsa paraprakisht u dërguan 368 mesazhe në internet.

“Financial Time”, shkruan se bëhej fjalë për një punësim si roje nate dhe paga do të ishte 240 dollarë amerikan ose 15 600 Rupla indiane. Kandidatët duhet të ishin nga 18 deri në 40-vjeç dhe duhet të kishin të paktën 5 vite shkollë, dhe t’i jepnin biçikletës. Por këtu ndodhi çudia. Plot 250 kandidatë kishin doktoraturë, e 2500 të tjerë master.

Të punosh në shtet, është thuajse në modë në Indi dhe ka kredenciale shumë më të larta se të punosh në privat, edhe kur bëhet fjalë për një vend pune si roje. Paga nuk duket e keqe dhe qeveria zakonisht i mban për një kohë të gjatë në punë.

Një sekretar qeverie i tha “FT” se “nuk e kishim parashikuar një situatë të tillë”.

Në vitin 2006, ai tha se për 260 vende pune kishin marrë 100 mijë aplikime. Por, në 9 vite shifra ka shkuar deri në këtë pikë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *