Pas shkrimit të Viktor Malajt

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Hardallosja shqiptare ka rrënjë të thella. Ajo është bërë pjese e personalitetit dhe qenies së kësaj shoqërisë sonë sot. Hardallosja kolektive është edhe më shkatërrimtare dhe demoralizuese sesa hardallosja personale e një fshatari nga Viçidoli. Ajo synon të ruajë statusquonë, të mos ndryshojë asgjë në realitetin politik, përveç emrave të atyre që vjedhin.

Përveçse të bëhet numërimi i krimeve të Sali Berishës, nuk duhet lënë mënjanë përgjegjësia e këtij koalicioni sot, e këtij Kryeministri me kabinetin e tij ministror, për nivelin e gropës së gjirizit ku e mbajnë politikën shqiptare, duke mos pasur vendosmërinë për të ndjekur hapat e duhura për shtetformim. Ngopja me lugën bosh nuk ka funksionuar ndonjëherë. Kjo që shohim dhe përjetojmë sot, është poshtëruese për çdo shqiptar. Do bëjmë reformë, reformë në drejtësi. Luga bosh!

Nuk ia vlen të numërohen më krimet e Sali Berishës. Në kohët kur shteti shqiptar funksiononte, kur dikush në mënyrë të përsëritur fliste apo shkruante të njëjtat gjera, një gjë e tillë quhej llomotitje.

Mbrojtjen e rendit kushtetues nga keqbërësit dhe krimi, e bënin organet përkatëse. Por e bënin ama. Ne nuk kemi organ akuze, nuk kemi gjykata, nuk kemi SHIK, çdo gjë është e kalbëzuar deri në qelizën e fundit nga korrupsioni politik. Kjo quhet hardallosje kolektive. Fshatari nga Viçidoli nuk hyn më këtu. Është koha të flasim për këta që zgjodhëm me 1 milion vota.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *