Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Po shikoj i “mrekulluar” takimet e z.Basha me popullin. Në retrospektivë më kujtohet kurorëzimi i Lulit. Pasi rasti fatlum u shpëtoi jetën qindra deshëve që Saliu do t’i kurbanizonte në këmbët e vocërrakut, filluan takimet e këtij të fundit gjunjazi me popullin. Premtimi ishte që çdo ditë të takoheshin e të “qanin” hallet me të 10 vetë. Po sa zgjati premtimi thoni ju? Plot tri ditë. Më pas populli humbi si kripa në ujë. Luli u ngrit në “qiell” e sot e kësaj dite nuk po arrin të zbresë. Them se meqë doktori “sundon” në tokën opozitare le të rrijë atje ku është. Me Saliun mbi tokë kjo qeveri mbetet e përjetshme. Besoj se po nuk zbriti doktori një kat më poshtë, Luli dhe PD-ja do ta kenë keq punën. Profeti.
