Dekretet e Nishanit, Besnik Ymeraj dhe Gani Dizdari në Kushtetuese, Zaganjori në Gjykatën e Lartë

redaktor

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar një emër për anëtar të Gjykatës së Lartë dhe dy në Kushtetuese. Sipas dekretiti, Xhezair Zaganjori, ish kandidat për President, dekretohet si anëtar i Gjykatës së Lartë. Besnik Imeraj, dhe Gani Dizdari nga Gjykata e Lartë kalojnë në Kushtetuese. Ndërkaq kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj mandati i përfundon ditën e nesërme. Dekretet pritet që të kalojnë për votim në seancë plenare.

Me dekretimin e Imerajt dhe Dizdarit në Kushtetuese, në Gjykatën e Lartë krijohen dhe dy vende vakante, për të cilat presidentit do ti duhet të vendosë sërish më vonë.  Në Gjykatën Kushtetuese nuk ka më vakanca. Në fillim të javës kreu i shtetit zhvilloi konsultime me partitë parlamentare, lidhur me vendet vakante në të dy gjykatat dhe kriteret e kandidatëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *