Mbyllen hetimet për celulën islamiste italo-shqiptare, 5 persona ende në kërkim

Dita

Prokuroria e qytetit të Milanos ka deklaruar të mbyllura hetimet e operacionit “Martesa”, i cili çoi në shkatërrimin e një celule islamiste italo-shqiptare e në arrestimin e disa personave me akuzën e propagandës së terrorizmit ndërkombëtar.

Pas përfundimit të hetimeve i hapet rrugë nisjes së proçesit gjyqësor ndaj 11 personave të akuzuar, 5 prej të cilëve janë në kërkim ndërkombëtar.

Me arrest në burg gjenden aktualisht Marianna Sergio motra e xhihadistes italiane e vetëquajtur Fatima, Maria Giulia Sergio; Arta Kacabuni, tezja e shqiptarit, luftëtar i xhihadit Aldo Kobuzi, e bashkëshort i Maria Giulia Sergio, Baki Coku daja i Aldo Kobuzit e vëllai i Arta Kacabunit.

Në arrest shtëpie gjëndet Sergio Sergio, babai i Marianës e Maria Giulias, e deri sa ndërroi jetë pak ditë më parë dhe nëna e tyre Assunta Buonfiglio.

5 personat në kërkim janë; italiania Maria Giulia Sergio, shqiptarët: Aldo Kobuzi dhe motra e tij Serjola, nëna e tyre Donika Coku, e nënshtetësja kanadeze Haik Bushra 30 vjeç, e cila kishte mundur të indoktrinonte online rreth 300 gra myslimane mes të cilave dhe motrat Sergio.

Të gjithë këta persona mendohet se gjënden në Siri si përkahës e luftëtar të Shtetit Islamik, ISIS.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *