Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
DITA! N.q.s ambasadori Lu bën një listë kriminelësh ordinerë të PS-së dhe lë jashtë liste kriminelët e kombit Berisha & djajtë e tij, ky quhet poshtërim kombëtar. Jemi pushtuar ndër kohëra, por kërkush nuk na ka poshtëruar në një formë kaq të shëmtuar si dhe diplomatët janë “gjeneralë biznesi”. Ambasadori që iku e tha me gojën plot se “unë jam këtu në Shqipëri për të mbrojtur interesat e Amerikës” dhe biznesi i tyre është fitimprurës kur në pushtet qëndrojnë horra dhe cuba që shesin çdo gjë për thesin dhe karrigen e tyre.
Po nuk është faji i tyre. Përse nuk e bëjnë këtë në vendet e tjera të Europës?! Se popujt e tjerë të Europës nuk ia lejojnë. Të mos lejojmë që një diplomat të tallet me shqiptarët dhe që kriminelëve dhe cubave t’u japë medalje “burra shteti” apo “yll në ngjitje”. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e veta.
