Fjolla Morina: E fejuara e ish-burrit tentoi të më therte me thikë

redaktor

Mediat shqiptare shkruan sot për një zënkë mes Fjolla Morinës dhe babait të vajzës së saj të dytë në një nga qendrat tregtare në Prishtinë.

Aty përshkruhej ngjarja si ushtrim i dhunës në lokal nga Flamur Azemi, por që nuk përfundoi me lendime të këngëtares falë indërhyrjes nga persona që gjendeshin në lokal.

Por Fjolla, e kontaktuar nga Prive dha versionin shokues të ngjarjes të ndodhur ditë më parë.

Sherri sipas saj, ka nisur pasi e fejuara e Flamurit ka shkuar në tavolinën, ku këngëtarja ishte me nënën dhe vajzën dy muajshe Alayah. Ajo ka tentuar të sulmojë Fjollën me thikën që gjendej në tavolinën e restorantit, por në atë moment ka ndërhyrë biznesmeni

Ai ka goditur me shuplakë Fjolla Morinën në prani të nënës dhe bijës dhe më pas është larguar më pas nga vendi ku ndodhi sherri. Këngëtarja për rastin në fjalë ka lajmëruar policinë dhe do i adresohet gjyqit për të gjetur drejtësi kundrejt ish-partnerit dhe të fejuarës së tij të tanishme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *