Telekom Albania sjell televizionin në smartphone me Mobile TV

redaktor

Abonentët e Telekom Albania kanë tashmë mundësinë të kene një televizion personal në ekranin e telefonit të tyre “smart”. Falë bashkëpunimit me platformën dixhitale “Tring” dhe përmes internetit më të shpejtë 4G+ të ofruar nga Telekom Albania, abonentët do të shijojnë programet e tyre të preferuara.

Me aplikacionin Mobile TV për sistemet operative iOS dhe Android, një ndeshje sportive, film apo dokumentar do të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe në dorën e secilit.

Mobile TV sjell drejtpërdrejt paketën premium me dyzet kanale televizive, nw përmbajtjen e të cilëve përfshihen dhe evenimente ekskluzive si kampionati i futbollit më i ndjekur në Shqipëri “Champions League”. Shërbimi do të bëjë të mundur edhe “Video on Demand” falas, me anë të të cilit abonentët Telekom do të mund të zgjedhin programin apo filmin që dëshirojnë dhe ta shikojnë në momentin që duan.6

Shërbimi është i mundur për të gjithë abonentët e Telekom Albania që kanë një plan tarifor me kontratë SMART dhe abonentët me parapagesë që kanë të aktivizuar një nga paketat Jump M, L dhe XL. Paketa premium u jep abonentëve të Telekom 5 GB internet në mënyrë që përdoruesit të ndjekin programet e tyre të preferuara televizive nga celulari pa konsumuar internetin e tyre ose të përdorin aplikacionin nëpërmjet rrjeteve WiFi. Pas mbarimit të saj, abonentët mund të konsumojnë paketat e tjera të internetit. Oferta vlen për tridhjetë ditë që nga çasti i aktivizimit dhe do të hidhet në treg me çmimin prej 700 lekësh në muaj.

Aktivizimi i Mobile TV mund tw bëhet përmes dërgimit të një SMS me tekst TV në numrin 142. Më pas klienti do të marrë një SMS me linkun për të shkarkuar aplikacionin ku mund të regjistrojnë të dhënat e tyre personale, të cilat janë unike dhe mund të përdoren vetëm në një aparat celular. Pas aksesimit në aplikacion, butoni “guide” do të tregojë listën e kanaleve në dispozicion, ku mund të përzgjidhen dhe ndërrohen kanalet sipas dëshirës. Detajet për shërbimin mund ti gjeni online tek www.telekom.com.al/mobiletv.

Telekom Albania do të vazhdojë të ofrojë për abonentët e tij shërbimet më të avancuara të teknologjisë nga përvojat më të mira gjermane dhe botërore. Si pjesë e grupit Deutsche Telekom, Telekom Albania përfaqëson, inovacionin, teknologjinë më të përparuar të komunikimeve dhe standardet më të larta të cilësisë së shërbimeve.

7

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *