Prostitucioni në Tiranë, shoqërohen në polici 22 striptiste

Dita

Patrullat “Shqiponja” në Policinë e Tiranës kanë shoqëruar 22 femra të cilat punonis si striptiste në lokalet e natës në kryeqytet. Aksioni ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe të mëngjezit.

Kontrollet janë kryer disa kontrolle në lokale nate, ku kishte inforormacion për baza prostitucioni, për prishje të rendit publik, si dhe baza ku ka informacione për persona me precedent penal.

Femrat e shoqëruara janë me shtetësi serbe, rumune dhe shqiptare. Policia dyshon se duke u kamufluar si striptiste këto femra ushtronin aktivitet prostitucioni në këto lokale dhe disa motele të Tiranës.

Në komisariatin Nr.2 janë shoqëruar edhe pronarët e lokaleve, ku ishin punësuar femrat. Nga kontrollet e befasishme janë gjetur edhe makineta të lojërave të fatit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *