Ndeshja me Juventusin do të jetë një test shumë i rëndësishëm për Interin e Mancinit, që kërkon të rikthehet te fitoret. Roberto Mancini thekson se sfida me Juven është i rëndësishëm, por jo vendimtar.
“Duhet të kemi një ekip fizik dhe me kualitet. Të dy ekipet janë mirë në këto aspekte. Në krahasim me Juventusin ndoshta jemi disi të avantazhuar, pasi thuajse të gjithë lojtarët e tyre ishin me Kombëtaret.
I pyetur nëse Interi është favorit për kampionat, Mancimi përgjigjet: “Mendoj se për momentin është Fiorentina. Ne jemi të dytët”.
Më pas ka ardhur edhe një sqarim në lidhje me polemikat Manaj-De Biasi.
“Unë i kam thënë që të merrte De Biasin për ta shpjeguar. Ai kishte vendosur për ta bërë diçka të tillë. Manaj ka shumë kualitet, mund të shkojë në Europian”.
