Banesa e një emigranteje në Tiranë është grabitur nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një banesë në zonën e Bathores.
Sipas policisë, autorët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, disa sende me vlerë dhe bizhuteri floriri.
Mësohet se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në banesën e shtetases S. N., 59 vjeçe, ku autorët pasi kanë thyer xhamin e derës së ballkonit, kanë arritur të depërtojnë brenda shtëpisë dhe kanë realizuar vjedhjen.
