Arrestohet i kërkuari për mosbindje ndaj policisë dhe vjedhje

Dita

Policia e Lezhës ka kapur një person të shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të kësaj policie është prangosur Alfons Doda, i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij në mënyrë të parregullt, pasi kishte kryer një vjedhje.

25-vjeçari banues në Zejmen të Lezhës është ndaluar nga Policia e këtij qyteti pasi më datë 7 shkurt të këtij viti, në bashkëpunim me një shtetas tjetër i cili është arrestuar më herët, nuk i ndaloi punonjësit të policisë duke braktisur mjetin e duke u larguar me vrap.

Në makinën tip “Fiat” janë gjetur dhe sekuestruar  tre televizorë të markës “LG”, katër pulte komandimi TV dhe një orë e markës “CITIZEN” të cilat kanë rezultuar të vjedhura.

Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” më 9 shkurt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *