Ambasada Amerikane në Tiranë përgjigjet prerë se vetëm hetuesit shqiptarë mund të hetojnë çështjet për të cilat kohët e fundit është kërkuar hetim ndërkombëtar siç është çështja CEZ.
Këtu veçohet edhe deklarata e kryeministrit se do kërkonte ekspertë të FBI.
“Oficerët e policisë dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime mbi cështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”, thekson zëdhënësi i ambasadës, Ryan Roberts.
I pyetur për reformën në drejtësi, ambasada thekson se ajo paraqet një shans historik për Shqipërinë.
“Procesi i reformës në drejtësi paraqet një shans kritik për Shqipërinë, dhe nëse do të jetë i suksesshëm, mund të përbëjë reformën më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit”, thekson Roberts për kanalin Ora News. /Dita/

E po talluni po deshet tani me Nard Ndoken !
E shikoni se si ia zuri vendin ky Lu-ja ? Ja qe rakia e rushit behet prej rushit , por deri tani eshte bere nga bajgat e gomarit sepse keshtu ka dashur Lu-ja , Ahmet Zogolli “demokratik” i Shqiperise se sotme !
Reforma ne drejtesi eshte shume e domozdoshme per situaten qe jetojme POR ajo ne rast se nuk do te sjelle venien perpara pergjegjesise ligjore ata qe shkatuar 97 -ten qe shperthyen Gerdecin,qe vrane demostrues te pafajshem ne bulevard,zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive te vena jo me djersen e ballit por me vjedhje,shperdorim detyre,me korupsion PAK GJASA KA ae te themi me gojen plot se BEME REFORME NE DREJTESI.
Ambasada e USA na thote gjera qe ne i dime shume mire se cfare duhet bere dhe si duhen bere, por kjo reforme nuk do te behet asnjehere per sa kohe do te jete i lire krimineli Sali, kete kinezi Lu e ka fare te qarte. Ambasada Amerikane sjelle ekspert per te ngateruar ceshtje dhe jo per t’e zgjidhur, te gjithe e mbajme mend se si eksperti me i “mire” amerikan nga Texasi percaktoi vdekjen si aksidentale, karrambol me makine, te Kosta Trebickes, i shtrire si “lope” ne mes te rruges. Makina e tij foristrafe qendronte mbi rrota 30 metra larg trupit te viktimes pa xhamat e thyer dhe e hapur verore, si dhe qeni i “gjuetise” qe kishte shpetuar. Kjo ekspertize u krye 2 muaj pasi Trebicka kishte vdekur nga aksidenti, qe i ndodhi pas takimit me Shkelzen Berishen dhe prononcimin e tij live ne TV, duke treguar skemen mafioze te shitjes, faljes, se armatimit shqiptar nje kompanie amerikane, ku pjese e kontrobandes ishte efhe familja Berisha. Ambasafa Amerikane i njeh te korruotuarit dhe kriminelet por pse nuk u thate emer e mbiemer, por kinezi Lu i takon dhe u merr mendon se si duhet te kryhet Reforma ne Drejtesi dhe kete ha kerkon kriminelit Sali, kaq mjafton per te kuptuar se sa te interesuar jane per te bere kete reforme, vari caret kesaj pune…
Shanset historike s’na kane munguar dhe ne te shkuaren, por e keqja eshte, se ato s’kemi ditur t’i shfrytezojme sa duhet ne dobi te interesave tona. Shkaku duhet kerkuar jo vetem ke qelbesirat e huaja qe na jane ngaterruar gjithmone mes kembeve dhe s’po na lene as sot e kesaj dite te marrim fryme lirisht, por edhe ke mungesa e pjekurise se duhur politike, si dhe ke mosangazhimi serioz i mediave per te ndergjegjesuar shoqerine civile per rolin e rendesishem qe ka ajo ne perzgjedhjen e perfaqesuesve te devotshem per te drejtuar.
S’ka pse te kerkohet hetim nderkombetar, nese policia dhe prokuroria shqiptare kane pregatitjen, aftesine, dhe mbi te gjitha vullnetin e duhur per t’u perballur ashper me sfiden qe po i ben antishteti. Se sa te interesuar jane eksponentet drejtues, kjo per ne vrojtuesit e jashtem mbetet akoma nje dileme per shkak se mungojne akoma shenjat per ndryshim.